Cili është mesazhi për Brukselin që Vuçiq i dërgoi nga Kosova dhe në shërbim të kujt është Thaçi?

Politika

Cili është mesazhi për Brukselin që Vuçiq i dërgoi nga Kosova dhe në shërbim të kujt është Thaçi?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 10 shtator 2018 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Gjatë dy ditëve të kaluara, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq qëndroi për vizitë në Kosovë.

Fillimisht ai provokoi popullin shqiptar duke e nisur vizitën tek Liqeni i Ujmanit, pasuri kjo e Kosovës që Serbia e dëshiron me çdo kusht.

Më pas, Vuçiq nuk u ndal me kaq. Ai tentoi që vizitojë edhe fshatin Banjë në Drenicë, por që shkuarjen e presidentit serb në Banjë e ndaluan qytetarët e Drenicës.

Lidhur me vizitën e Vuçiqit në Kosovë dhe reagimit të drenicasve, analisti politik, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Thaçi a e ka shndërruar veten në një palaqo. Sipas Abazit, Vuçiq nga Kosova i dërgoi sinjal Brukselit.

Image
Haki Abazi

“Gjithçka që po ndodhë në Kosovë këto muajt fundit është rezultat i qëndrimeve të gabuara dhe veprimeve të pamatura dhe joserioze të Presidentit Thaçi. Ai ka arritur që ta bëjë veten një palaqo politike që manifestohet me këto zhvillime ku Presidenti i Serbisë vije në Kosovë dhe tentoi që të paraqesë garancion për Serbët e Kosovës duke e injoruar institucionet e Kosovës dhe duke dërguar sinjal në Bruksel se serbët në Kosovë nuk mund të besojnë në shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet prezenca dhe përkrahja e Serbisë”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Thaçi dhe qeveria Haradinaj janë në shërbim të Listës Serbe.

“Gjithashtu Thaçi e ka sjellë situatën që qytetarët të marrin në mbrojtje dinjitetin e tyre përderisa policia e Kosovës e formuar dhe a paguar nga po këta qytetarë të jenë në përkujdesje të një vizite që është kundrejt shtetit dhe me aktorë që në vazhdimësi e sabotojnë dhe e mohojnë ekzistencën në vet shtetin. Kjo nuk është aspak serioze dhe në fakt tregon që Thaçi dhe kjo qeveri janë jo legjitime dhe janë shërbim i Listës Srpska dhe askujt tjetër”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat