“Qeveri e boksierëve që i është gjunjëzuar Serbisë”

Politika

“Qeveri e boksierëve që i është gjunjëzuar Serbisë”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 9 shtator 2018 Në ora: 22:48
Ramush Haradinaj

Qeveria "Haradinaj" i ka bërë një vit të plotë që kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte nënshkruar dekretimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

E, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se puna e qeverisë aktuale gjatë periudhës një vjeçare nuk donë shumë analiza që të shihet se është e dështuar.

Sipas Millakut, tradhtia dhe falja e tokave Malit të Zi, mashtrimi për liberalizimin e vizave janë disa nga dështimet e kësaj qeverie.

Image
Drita Millaku

“Puna një vjeçare e qeverisë nuk donë shumë analiza që të shihet se është e dështuar. Mbi 150 milion euro të falura firmave nga taksapaguesi. 23 ministra prej tyre vetëm një femër. Afër 100 zëvendësministra, paga dhe shpenzimet e të cilëve arrin shumën e 10 milionë eurove.Tradhtia dhe falja e tokave Malit të Zi, mashtrimi për liberalizimin e vizave”, ka thënë Millaku.

Ajo me tej ka thënë se statistikat tregojnë se numri i të rinjve që dalin jashtë shtetit për të kërkuar perspektivë është alarmante.

“Statistikat tregojnë se numri i të rinjve që dalin jashtë shtetit për të kërkuar perspektivë është alarmante. Gjendja ekonomike e qytetarëve është nërënie. Pothuajse  ka një vit që nuk është hapë asnjë fabrikë,nuk ka asnjë investim të huaj në Kosovë”, është shprehur ndër tjerash ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes ka potencuar se Qeveria "Haradinaj" e ka harruar qytetarin, ndërsa, siç ka thënë ajo, kjo qeveri i është gjunjëzuar Serbisë.

“Qeveri që ka humbur shpresën e qytetarëve, qeveri që krijon kriza politike për ta harruar gjendjen e vështirë ekonomike. Qeveri e boksierëve, qeveri pa numra, qeveri analfabete, qeveri që kënaq apetitet e partive për pushtet. Qeveri që e ka harruar qytetarin, qeveri që i është gjunjëzuar Serbisë. Shkurtë qeveri e lodhtë dhe e dërmuar nga paaftësia”, ka thënë në fund deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat