Kelmendi: LDK duhet ta shpëtojë Kosovën, e ka në dorë fatin e saj

Politika

Kelmendi: LDK duhet ta shpëtojë Kosovën, e ka në dorë fatin e saj

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 8 shtator 2018 Në ora: 15:28
LDK

Njohësi i çështjeve politike në vend, profesori Jeton Kelmendi ka komentuar gjendjen aktuale në vend, ku sipas tij ka skenarë antishqiptarë dhe se Ekipi Negociator nuk është i nevojshëm, pasi është tallje që po i bëhet Kosovës dhe është skenar nga presidenti Thaçi.

“Mendoj se skenarë të errëta për ta cuar Kosovën në humnerë të përpiluara nga qarqe antishqiptare dhe të zbatuara në përpikmëri nga ekzekutuesi Hashim Thaçi në mënyrën më precize të mundshme. Pra emërimi i Grupit Negociator, që unë nuk e di për çka duhet të jetë ai ekip, që duhet të udhëhiqet nga zv/kryeministri Fatmir Limaj dhe kjo është një tallje që po i bëhet Kosovës dhe ky është një skenar i Thaçit sepse Kosova në çdo aspekt është rast sui generis, pra shumica është pakicë shqiptare”, është shprehur ai.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas Kelmendit, pakica shqiptare që po e sundon Kosovën nuk i ka numrat dhe po bëhen turbullira që të realizohet kjo maskaradë.

“Por pakica shqiptare që është shumica që po e sundon Kosovën, nuk i ka numrat për të mbajtur as rezoluta as për ta kaluar në Kuvend por natyrisht nuk i ka as opozita dhe njeriut apo personazhit të kësaj maskarade, Hashim Thaçit, i konvenon që të ketë turbullira në mënyrë që ta realizojë planin antishqiptar kundër Kosovës. Pra ky është skenar që qorras dhe pa kujdes kryeministri Haradinaj që është i pavetëdijshëm, i paformuar politikisht pak edhe kombëtarisht po e çon Kosovën drejt humnerës”, ka vlerësuar profesori Kelmendi.

Ai vlerëson se është koha e fundit që LDK ta shpëtojë Kosovën pasi ajo e ka në dorë fatin e saj dhe t’i rrëzojë Thaçin, Veselin e Haradinaj.

“Është hallka e fundit e shpëtimit të Kosovës. LDK e ka në dorë fatin e Kosovës, se si diti ta bëjë president Hashim Thaçin, e ka gjasën historike që ta përmirësojë atë gabim antishqiptar, për ta rrëzuar Thaçin, Veselin e Haradinajn nga pushteti dhe për të krijuar një shtet në baza demokratike, ku fituesit do ta qeverisin vendin e nuk do të sundohet nga pakica siç po bëhet deri tani. Duhet të ketë organizime gjithë popullore në shpëtim të Republikës”, ka përfunduar Jeton Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat