Kosova larg marrjes së vizave?

Politika

Kosova larg marrjes së vizave?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 gusht 2018 Në ora: 21:49
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, ka potencuar se liberalizimi i vizave varet nga raportet e bisedimeve në Bruksel dhe se mendon Kosova është larg marrjes së vizave.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën varet dhe rrjedhe kryesisht nga raportet e bisedimeve në Bruksel. Natyrisht se Parlamenti mund të vendosi pozitivisht. Këtej mendoj edhe se edhe Këshilli Ministrave të UE do të vepron. Vendimi mund dhe besoj se do të nxirret nga këto dy mekanizma. Ndërsa, de-fakto jemi ende larg kësaj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ka shtuar se liberalizimi i vizave është një proces i gjatë  dhe se mendon që nuk mund të ndodh para pjesës së dytë të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat