Uashingtoni nuk ka ndryshuar partnerët

Politika

Uashingtoni nuk ka ndryshuar partnerët

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:34
Uashington

Janusz Bugajski ka botuar për një artikull mbi rreziqet e ndarjes së Ballkanit në CEPA, qendrën për analizat e politikës evropiane në Uashington. Ja një pjesë të artikullit:

"Mbas disa deklaratave provokative të politikanëve serbë dhe kosovarë dhe heshtjes relative nga Uashingtoni dhe Brukseli, po shtohen supozimet se midis Beogradit dhe Prishtinës janë bërë plane për ndryshime territoriale. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pohoi se dialogu Beograd-Prishtinë do të përmbajë bisedime për "korrigjimin e kufijve”, një term që nënkupton ndryshime territori dhe jo vetëm marrëveshje demarkacioni, si ajo e sapobërë midis Kosovës dhe Malit të Zi. Disa zyrtarë serbë kanë prezantuar vazhdimisht opsionin territorial, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, por këto nuk janë marrë në konsideratë seriozisht.

Me një lëvizje që ndezi thashethemet për ndryshime sekrete, Thaçi deklaroi se bisedimet me Beogradin duhet të marrin parasysh bashkimin e Kosovës me Luginën e Preshevës. Thaçi vërtet që donte të fuste në diskutim Preshevën, në mënyrë që të mos përballohej me dorëzimin e njëanshëm të veriut të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën në katër komuna.

Image
Janusz Bugajski ka botuar për një artikull mbi rreziqet e ndarjes së Ballkanit në CEPA.

Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë kundërshtuar vazhdimisht ndryshimin e kufijve, duke e parë atë si lëvizje të rrezikshme në një rajon ende të paqëndrueshëm.

Por thashethemet sinjalizonjë se Uashingtoni dhe Brukseli mund të përpiqen të zgjidhin konfliktin Serbi- Kosovë nëpërmjet ndryshiemve territoriale, duke nisur një testim për të parë nëse Beogradi dhe Prishtina mund të bien dakord direkt dhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Në deklaratat e fundit për median ambasadori amerikan në Kosovë dhe zëdhënësi i Komisionit Evropian nuk e përjashtuan mundësinë e ndryshimeve territoriale, por thanë vetëm që Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë një zgjidhje. Në të njëjtën kohë ministri serbb i Jashtëm Ivica Daçiq, pretendoi se gjatë vizitës në Uashington ka diskutuar ndarjen e mundshme. Vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel ka kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve.

Deutsche Welle: Pse merremi me thashetheme dhe teori konspiracioni. Pse nuk deklarohet Uashtingtoni hapur?

Janusz Bugajski: Gushti është muaji më i mirë për thashetheme, por nganjëherë në Ballkan thashethemet marrin drejtim të paparashikuar dhe njerëzit veprojnë mbas thashethemeve. Duket se SHBA janë duke përdorur si taktikë, lënien e lirë në bisedime të Beogradit dhe Prishtinës, për të parë nëse mund të arrihet një zgjidhje bilaterale midis dy qeverive. Marrëveshja Maqedoni- Greqi mund të ketë dhënë një shtysë për një qasje të tillë.

Deutsche Welle: Një nga thashethemet thotë se SHBA kanë ndryshuar partnerët në Ballkan. Si mendoni ju?

Janusz Bugajski: Uashingtoni nuk ka ndryshuar partnerët, por kërkon të shohë disa rezultate më të qarta dhe jo të ketë zvarritje të konflikteve rajonale për vite me radhë pa patur një zgjidhje. Objektivi strategjik nuk ka ndryshuar, ai është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE dhe NATO-s, por disa nga taktikat dhe qasjet mund të përmirësohen.

Janusz Bugajski është analist në Qendrën për analizat e politikave evropiane, CIPA, në Uashington dhe prezantues i emisionit "New Bugajski Hour". Ai është autor i 20 librave për Evropën, Rusinë dhe Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat