Thaçi debat me dy diplomatët botërorë për finalen e madhe Kosovë-Serbi, ky është paralajmërimi i keq që mori

Politika

Thaçi debat me dy diplomatët botërorë për finalen e madhe Kosovë-Serbi, ky është paralajmërimi i keq që mori

Nga: P.R Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:45
Carl Bildt, Danier Serwer dhe Hashim Thaçi / Foto ilustrim "Bota sot"

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kohëve te fundit pothuajse çdo ditë po mbanë konferenca për media, ku temë kryesore është marrëveshja finale me Serbinë, si dhe siç thotë presidenti “korrigjimi i kufirit” me shtetin serb.

E së fundi, Thaçi, në rrjetin social twitter është përfshirë në debat me dy diplomatët botërorë,  ish kryeministrin suedez Carl Bildt dhe analistin amerikan Daniel Serwer.

E gjitha ka filluar kur ditë më parë, diplomati Carl Bildt, kishte dalë kundër idesë për shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Përgjigjja e Hashim Thaçit për Carl Bildt

“I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen. Marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”, ishte përgjigjja e Thaçit ndaj Bildt në rrjetin social twitter.

Ndërkohë reagimi nga ish kryeministri suedez erdhi menjëherë.

“Pajtohem. Është e domosdoshme që të lëvizet përpara. Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian dhe institucione Euro-atlantike, duke mbrojtur kufijtë, interesat e përbashkët dhe karakterin multietnik të rajonit”, shkuan Carl Bildt.

Image
Pyetja dhe paralajmërimi nga Daniel Serwer për Thaçin

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe Daniel Serwer, diplomat dhe analist amerikan, i cili i ka dhënë edhe një paralajmërim presidentit Thaçi.

“A dëshironi vërtet të hapni për rinegocim marrëveshjen me SHBA-të dhe shumicën e vendeve të BE-së që i kanë dhënë njohje vendit tuaj? Kjo mund të përfundojë shumë keq”, kishte shkruar Serwer, përcjellë “Bota sot”.

Image
Përgjigjja e Thaçit për Serwer

“I dashur Daniel Serwer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë. Bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë. Jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë. Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, shkruante presidenti Thaçi në përgjigjen e tij për Daniel Serwer, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat