Hasani flet në detaje, tregon sa ka gjasa që Lugina t’i bashkohet Kosovës - Bota Sot
Hasani flet në detaje, tregon sa ka gjasa që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Politika

E diel, 19 gusht 2018

Hasani flet në detaje, tregon sa ka gjasa që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 gusht 2018 Në ora: 15:47
Lugina e Preshevës

Publicisti Refik Hasani ka folur për “Bota sot” rreth zhvillimeve të fundit për korrigjimin e kufijve të Kosovës, si dhe për deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për referendum.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se  Kosova për organizim të një referendumi do të duhej të vendos Parlamenti i Kosovës.  

“Për një  marrëveshje finale  Kosovë-Serbi, prap duhet të ketë një platformë të hartuar nga Parlamenti i Kosovës dhe për ndonjë marrëveshje duhet miratim nga Parlamenti, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Për më tepër,  ai është përgjigjur për “Bota sot” më detajisht se sa ka mundësi që të ketë  bashkim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

Image
Refik Hasani

“Bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, apo si që po quhet  korrigjim që nënkupton që kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë t’i bashkëngjitet Kosovës!? Së pari kemi një qasje jo të drejtë ku Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Nënkryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri, dhe të tjerë që tani po  shtrojnë në opinion që kuptohet jo e drejtë. Kjo krahinë  ka mbajtur referendumin më 1 e 2 mars 1992, ka bërë  luftën e armatosur të UÇPMB-ës, ka Marrëveshjen e Konçulit-Por Republika e Kosovës ende nuk ka të ndërtuar një qëndrim  zyrtar, ende nuk ka njohur e as nuk ka pranuar këto elemente të kësaj krahine.  Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, që ishte edhe Kryeministër  në dy mandate, bartës i proceseve në luftën e UÇK-ës, në marrëveshjen e Rambujes, në shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008,  Nënkryetarit të LDK-ës, Lutfi Haziri, kishte pozita  zëvendëskryeministër, Ministër, Deputet në disa legjislatura, Shef Grupi Parlamentar të LDK-ës, dhe Kryetar i Grupit të Unitetit për gjetjen e statusit  përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjenë. Asnjëherë nuk u parashtrua  reciprociteti e aq më pak mbrojtja e Referendumin më 1 e 2 mars 1992, luftës së UÇPMB-ës dhe  Marrëveshjes së Konçulit. Kujtoj opinionin e gjerë jo vetëm shqiptarë që në asnjë deklaratë nuk është  mbrojtur kjo Krahinë përmes paraqitjes me fakte, dokumente por edhe nga ana deklarative nuk është paraqitur gjendja reale e faktike  që kjo krahinë është edhe duke u diskriminuar”.

“Prandaj sot kemi një mori deklarata për bashkim e korrigjim kufijsh. Nuk kemi ndonjë ndërrim pozitiv të diskursit politik, diplomatik, zyrtarë, medial e as ndonjë avancim në këtë drejtim.  Duke marrë parasysh që çështja e kësaj krahine nuk është prezantuar si duhet për zgjidhje në disa momente e procese me Serbin në prani të Ndërkombëtarëve, ku Kosova ka patur obligim të parashtroj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka thënë se të njëjtit liderë politikë e Institucionalë sikur orvaten të paraqesin ndonjë bashkim, ku sipas tij, këto deklarata për bashkim apo korrigjim të kufirit  midis Kosovës dhe Serbisë do të mbetën vetëm deklarata e asgjë më shumë.   

“Parlamenti i Kosovës asnjëherë deri më tani nuk ka parashtruar diskutimin për tu arritur koncenzus, se: A duhet pranuar apo jo rezultatet e Referendumit. E tani këto deklarata sikur janë për të përfituar nga karta politike e kësaj krahine. Në raport me Serbin duke mbrojtur Referendumin e krahinës shqiptare, Kosova ,,ka mundur t’ia djegë kartën politike e diplomatike  edhe në bisedimet në Vjenë dhe Bruksel Serbisë për veriun e Mitrovicës’’, sikur të ishte shtruar me kohë, por tani gjërat  kanë marrë kahje dhe është tepër vonë. Serbia e ka krijuar veriun e Mitrovicës ,,për ta mbuluar çështjen e Krahinës sonë’’, këtë  e kam potencuar përmes shkrimeve autoriale dhjetëra herë qysh në kohën e posa hyrjes së forcave  të NATO-s në Kosovë. Nga këto deklarata për bashkim apo korrigjim të kufirit  midis Kosovës dhe Serbisë do të mbetën vetëm deklarata e asgjë më shumë. Në hapat e ndjekura është gabuar dhe është ndjekur një qasje dhe diskurs jo i drejtë në raport me këtë krahinë.  Kjo mbetët vetëm se pas  gjithë kësaj periudhe në mënyrë institucionale nuk është ndërtuar e as mbajtur një qëndrim, tani dilet me propozime të mëdha për finalen  në bisedimet Kosovë-Serbi”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test