"Thaçi po tenton të djegë LDK-në "

Politika

"Thaçi po tenton të djegë LDK-në "

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 gusht 2018 Në ora: 18:47
Foto ilustrim - LDK dhe Thaçi

Analisti politik, Islam Krasniqi ka karahasur ofertën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të udhëhequr me dialogun Kosovë – Serbi, që ia bëri shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti me atë që i kishte bërë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Image
Islam Krasniqi

“Presidenti Thaçi ketë formul e ka përdorur edhe më heret, sa ka qenë shef i qeverisë, duke e futurë në lojë edhe AAK-në, nga e cila e mori Blerim Shalën, dhe e bëri udhëheqës të dialogut më Serbi”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se të njejtën lojë po provon të luaj edhe me LDK-në. "Një lojë të tillë po provon ta luan edhe me LDK-në duke u munduar ta shkëput njëriun që ka ndikimin më të madh në këtë parti, Avdulla Hotin, të cili ka shprehur gatishmërinë që dialogun më Serbi të i’a besoj që ai ta udhëheq. LDK-ja është djegur nga bashkpunimi apo marrëveshjet më Thaçin dhe nuk besoj së përseri do të futet në ksi ujra të ndotura", ka përfunduar Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat