Thaçi, Radomir Lebani, Vettingu dhe “Bota Sot” - Bota Sot
Thaçi, Radomir Lebani, Vettingu dhe “Bota Sot”

Politika

E diel, 19 gusht 2018

Thaçi, Radomir Lebani, Vettingu dhe “Bota Sot”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 gusht 2018 Në ora: 08:34
Ceremonia e dekretimit të gjyqtarëve

Ndër shumë probleme me të cilat përballet Kosova, është sistemi i drejtësisë, i tëri nën kontroll të politikës dhe që i shërben asaj. Rasti i fundit i takon  Radomir Leban, i cili të enjten u dekretua nga Presidenti Hashim Thaçi si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai është në listën e INTERPOL-it. Personi në fjalë është i dënuar për kontrabandim, pra njeri që ka probleme me ligjin. Si duket Hashimi i favorizon njerëzit e tillë, e të cilët e mbrojnë presidentin aktual nga të gjitha aferat. Në një shtet të kapur kështu funksionon! Politika e kap drejtësinë dhe përmes saj edhe shtetin, i cili punon për një grusht njerëzish që pasurohen përmes rrugëve ilegale dhe antiligjore. Problemi nuk qëndron tek individët, por tek sistemi, pasi është sistemi ai që i korrupton njerëzit dhe jo njerëzit sistemin. Fatkeqësisht aq shumë është i korruptuar sistemi sa edhe ajri duket se nuk është “i virgjër”. Deri tek 2008 ka qenë e kuptueshme se vendorët i kanë pasur të kufizuara kompetencat, sidomos tek drejtësia, dhe nuk duhet akuzuar aq shumë për dështimet. Por, që nga 2008 e tutje drejtësia ka qenë gjithnjë në duart e PDK-së, e cila është fajtorja kryesore për gjendjen e tanishme në drejtësi.

Por, rikthehemi tek rasti i fundit i Radomir Lebanit, njeriut që duhet të ishte kapur dhe dëbuar në Serbi, e jo të ngritet në pozitën e gjyqtarit. Kjo tregon se presidenca, dhe vet presidenti i vendit nuk janë njerëz të drejtësisë, ndryshe presidenti duhet të jetë i vëmendshëm për raste të tilla. Kjo dëshmon se në shtetin e kapur, të akuzuarit bëjnë rolin e gjyqtarit, ndërsa gjyqtarët e pandershëm sorollatën rrugëve. Prandaj, sot kemi gjykatat e gjyqtarët e trembur, të kërcënuar apo të blerë që nuk arrijnë të gjejnë dot autorët e një krimi. Si mund të pretendosh për shtet ligjor kur kryetari i kuvendit pi çaj në oda me të akuzuarit, duke treguar pafajësinë e tyre. E tërë kjo është rrjedhojë e mendësisë primitive të Thaçit with com, e të cilët kanë kapur shtetin. Në një shtet sapo pak demokratik dhe ku demokracia funksionin mesatarisht, nga presioni publik dhe opozita, si dhe mediat  një president do ishte detyruar të jepte dorëheqje apo të shkarkohet. Por, tek nuk pritet të ndodh një gjë e tillë, dhe kjo e katandisë edhe më shumë gjendjen. Prandaj, duhet urgjentisht reformimi i sistemit të drejtësisë, duke e shkundur një herë e përgjithmonë sistemin e korruptuar të drejtësisë, i cili e ka marr në “ qafë” shtetin dhe të ardhmen e tij.

Vettingu është i domosdoshëm, pasi do ta bënte drejtësinë të pavarur dhe do rikthente besimin e qytetarëve tek drejtësia, që rrjedhimisht do i bënte njerëzit të besonin se edhe këtu mund të jetohet. Por, kjo vështirë të ndodh derisa Hashimi është në pushtet, i prirur nga instikti i diktatorit dëshiron të ketë çdo gjë nën kontroll të tij. E vetmja që s`po arrin të fut nën sqetull është media, në fakt disa media. Pasi shumica edhe janë avokate të tij, e disa që s`po arrin t’i fut nën këmbët e tija po i kërcënon me forma të ndryshme. Ndër mediet që s’po arrin të fut nën këmbët e tija është edhe “ Bota Sot”, e cila nuk ka zgjedhur t’i bëhet avokate djallit. Vetëm e vërteta , e tremb presidentin aktual, i cili është shndërruar në fatkeqësi kombëtare. Reagimi i unifikuar i medieve, shoqërisë civile dhe opozitës, mund të largoj nga pushteti këtë njeri të rrezikshëm. Me tu larguar Thaçi nga pushteti duhet të filloj procesi i Vettingut, si e vetmja mënyrë dhe formë për ta kthyer vendin në rrugën e drejtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test