Mushkolaj: Prishtina nuk e ka ende një platformë për bisedime

Politika

Mushkolaj: Prishtina nuk e ka ende një platformë për bisedime

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 gusht 2018 Në ora: 18:12
Ambasadori Amerikan Kyle Scott

Ambasadori Amerikan Kyle Scott ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare.

Sipas Scott normalizimi i raporteve sa më shpejtë që të ndodhë, do t’ua hapte rrugën të dyja vendeve për anëtarësim në BE. Ai mes tjerash kaq kërkuar nga të dy shtetet që të propozojnë opsione për zgjidhjen

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se pala e Kosovës është e vonuar në procesin e dialogimit me Serbinë.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se, Prishtina nuk e ka ende një platformë për bisedime dhe nuk e ka ende të zgjidhur as çështjen se kush duhet ta përfaqësojë vendin në këto bisedime.

Image
Imer Mushkolaj

“Për shkak të përplasjeve dhe inateve partiake, politika e Kosovës është në defansivë, ndërkohë që Beogradi tashmë e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog. Është urgjente që Prishtina të vendosë për platformën e bisedimeve dhe të mos humbet kohë në deklarata të thata. Propozimi i Prishtinës duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e vendit dhe mendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Nuk duhet lejuar asnjë zgjidhje që cenon sovranitetin dhe integritetin e vendit, ose që e kthen Kosovën në shtet jofunksional”, ka thënë Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat