“Hoti zbulon fytyrën e vërtetë të Thaçit”

Politika

“Hoti zbulon fytyrën e vërtetë të Thaçit”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 gusht 2018 Në ora: 18:04
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ofruar kreut të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti që të udhëheq dialogun Kosovë- Serbi. Këtë deklaratë, Thaçi e ka dhënë se gjatë një konference për media i cili ka potencuar se është në mbështetje të Hotit si kryenegociator. “Jam i gatshëm që zotëri Hoti ta udhëheq bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Krejt potencialet tona do të jetë të Hotit si kryenegociator presidenca dhe shumica e partive politike. Ne do të jemi në mbështetje të tij”, ka deklaruar Thaçi në konferencën për media.

Kurse, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Hotit, i cili ka deklaruar se një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje.

Për më tepër, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklarimet e Thaçit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë ofertë të Thaçit, analisti politik, Faik Krasniqi ka deklaruar se një gjë e tillë nuk duhet të merret seriozisht dhe se nuk janë për t`u besuar. “Ofertat e Hashim Thaçit nuk duhet të merren aq seriozisht. Edhe nëse i ka ofertat serioze, nuk janë për t'u besuar. Nëse Avdullah Hoti e ka me gjithë mend që Hashim Thaçi nuk duhet të jetë kryenegoaciator i dialogut me Serbinë, nuk duhet t'i ik përgjegjësisë por ta udhëheq dialogun, gjë për të cilën do ta kishte mbështetjen e shumicës së partive politike. Me këtë do ta testonte edhe ofertën e Hashim Thaçit. Nuk varet nga opozita se a do të kemi zgjedhje të reja, në mënyrë që qytetarët të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë, sepse nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai është i mendimit që Hoti duhet të pranojë ofertën  e Thaçit, pasi në këtë mënyrë do ta zbulonte fytyrën e vërtet të Thaçit.

“Prandaj, testi më i mirë i kësaj oferte është që Avdullah Hoti ta pranojë ftesën e Hashim Thaçit. Me pranimin e ftesës do ta zbulonte akoma më shumë fytyrën e vërtetë të gjarprit!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat