Paralajmërimi: Kostoja që do ta paguaj Kosova është shumë e lartë

Politika

Paralajmërimi: Kostoja që do ta paguaj Kosova është shumë e lartë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 gusht 2018 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kufijtë e Kosovës janë vendosur me luftë dhe në këtë mënyrë mund të ndryshohen.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është… Krejt ka janë shqiptarë, me qejf e kishim marrë Preshevën, për atë s’ka dilemë, askush besoj, por e tash edhe një herë këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe nga ndërhyrja e NATO-së. Këta janë kufi lufte, janë dhjetëra-mijëra njerëz në tokë për këta kufij, jo vetëm të brezit të fundit, por edhe të më hershëm. Është bukur imagjinatë e lehtë me menduar se dikush luan me kufij, s’luhet me këta kufij”, ka thënë Haradinaj një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka reaguar, ku është shprehur se korrigjim i kufirit do të bëhet në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës.

Këtë koment, Thaçi e ka thënë në profilin e tij në Facebook, ndër tjerash është shprehur se është duke u punuar për referendum.

Lidhur me këto deklarata të kryeministrit dhe presidentit të Kosovës, analisti politik, Nexhat Haziri ka potencuar se mos dakordimi i krerëve politikë  ka të bëjë me mungesën e një platforme që duhet te kishte Kosova sa i përket procesit të fazës finale të dialogut me Serbinë.

Image
Nexhat Haziri

“Mos dakordimi i krerëve institucional shtetëror të Kosovës lidhur me atë se çfarë duhet të bisedohet në fazën finale të dialogut me Serbinë, opinionet individuale të cilat plasohen në opinion për korrigjim kufijsh, për shkëmbim territoresh e të tjera, ka të bëjë me mungesën e një platforme që duhet te kishte Kosova sa I përket procesit të fazës finale të dialogut me Serbinë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se  kjo shpërfaq edhe krizën institucionale dhe politike në të cilën gjendet vendi dhe se me këtë lloj liderësh shtetërorë, kostoja që do ta paguaj Kosova është shumë e lartë. “Përpos kësaj, kjo shpërfaq edhe krizën institucionale dhe politike në të cilën është future Kosova, përshkak të individualizmit të shfaqur nga presidenti Thaçi dhe ambicia e tij për të dal përtej kornizave kushtetuese të cilat ia përcaktojnë fushëveprimin e tij si president, po ashtu edhe një kryeministër i pa përgatitur në të gjitha aspektet me një qeverisje pa plan dhe ide, dhe kur të mblidhen të gjitha këto, përballemi me realitetin e hidhur që Kosova nuk është e përgatitur për të hyrë në fazën finale të dialogut me Serbinë, pasi me këtë lloj liderësh shtetëror, kostoja që do ta paguaj Kosova është shumë e lartë dhe shumë negative dhe që nga ky proces të dal e lënduar sa I përket perspektives së saj si shtet funksional”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat