“Pa konsensus mes partive, nuk ka rëndësi a pushon apo punon Kuvendi”

Politika

“Pa konsensus mes partive, nuk ka rëndësi a pushon apo punon Kuvendi”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 gusht 2018 Në ora: 15:55
Kuvendi i Kosovës

hirrja e Partisë Socialdemokrate që Kuvendi të ndalojë pushimin dhe të punojë për dialogun me Serbinë nuk u realizua. Pati mendime pro dhe kundër kësaj kërkese të 12 deputetëve të kësaj partie.

Ndërsa, hulumtuesja nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Violeta Haxholli, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kuvendi nuk arriti të pajtohej për një propozim konkret lidhur me dialogun me Serbinë.

Image
Violeta Haxholli

“Po ne e pamë që Kuvendi edhe pse organizoi një debat parlamentar, dhe atë me vonesë, me të cilin edhe e përfundoi sesionion pranveror, subjektet politike nuk arritën që të dakordohen rreth ndonjë propozimi konkret lidhur me dialogun me Serbinë. Ato nuk arritën as të pajtohen për të kaluar rezolutën e iniciuar nga PSD apo ndonjë rezolutë tjetër potenciale rreth dialogut”, është shprehur ajo.

Sipas Haxhollit, nëse vazhdohet kështu që të mos ketë bashkëpunim dhe konsensus për tema të tilla të rëndësisë nacionale në mes të partive, nuk ka rëndësi nëse Kuvendi punon apo pushon.

“Mendoj se nëse vazhdohet me praktikën e tillë të jo bashkëpunimit dhe mungesës së konsensusit mes partive politike për një temë kaq të rëndësishme nacionale, nuk ka ndonjë rëndësi edhe nëse Kuvendi e ndërprenë pushimin dhe i kthehet punës, pasi sido që të jetë ne nuk kemi parë deri më tani ndonjë rezultat konkret pozitiv nga ky institucion, sa i përket trajtimit dhe rolit qe Kuvendi duhet të ketë në këtë fazë shumë të rëndësishme të dialogut”, ka deklaruar Violeta Haxholli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat