Profesori i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka shpjeguar për “Bota sot” dallimin mes korrigjimit dhe ndarjes së kufijve, term të cilin e po e përdor presidenti Thaçi kohëve të fundit.
Kelmendi thotë se me termin korrigjim nënkuptojmë punën e komisioneve për demarkimin e vijës kufitare me një shtet fqinj, në këtë rast Serbia.
“Korrigjimi nënkupton gjendjen e cila krijohet gjatë punës së komisioneve për demarkimin e vijës kufitare me Serbinë. Natyrisht se me këtë mund të interpretohen edhe ndryshimet territoriale. Mirëpo, në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, me ndarje nënkuptohet ndarja e territorit midis dy a më shumë shteteve. Ndërsa ndryshimi nënkupton korrigjime në vijën kufitare jo në kuptimin e ndarjes. Tash është kryesisht çështje e interpretimit të termave”, thotë Kelmendi.
Mirëpo, ai ka dyshime në deklaratat e presidentit, pasi që thotë se varet kush e interpreton atë term.
“Varet se kush çka interpreton. Këtu lindin dyshimet”, ka përfunduar Kelmendi.