Deputetja e AAK-së i kundërpërgjigjet Thaçit: Ku po e merr guximin

Politika

Deputetja e AAK-së i kundërpërgjigjet Thaçit: Ku po e merr guximin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 6 gusht 2018 Në ora: 13:40
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi e ka përsëritur edhe një herë idenë e tij për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si marrëveshje finale në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, kundër kësaj ideje ka dal haptazi edhe një herë një deputete e pozitës.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, çdo gjë që flitet jashtë kufijve shtetëror është vetëm lojë fjalësh.

Sipas saj, nuk duhet dilet me deklarata të cilat jo vetëm që destabilizojnë vendin, por, edhe që nuk janë në interes të vendit e aq më tepër, siç thotë ajo, që nxisin jo stabilitet për qytetarët.

Image
Teuta Haxhiu

“Çdo gjë që flitet jashtë kufijve shtetëror më të cilën na kanë njohur shumë vende të botës, për mua është vetëm lojë fjalësh çfarëdo që flitet prej individëve të caktuar konkretisht tani prej presidentit Hashim Thaçi aq më tepër prej prijësve të subjekteve politike siç është nënkryetari i LDK-së, LutfiHaziri që flet për shkëmbim territoresh. Ne duhet të punojmë në frymën e interesit qytetar dhe jo të dalim me deklarata të cilat jo vetëm që destabilizojnë vendin, por nuk janë në interes të vendit e aq më tepër janë që nxisin jo stabilitet për qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Haxhiu.

Në fund, deputetja e AAK-së, thekson se, përgjegjësia për kufijtë nuk është individuale dhe me këtë askush nuk duhet luajtur.

“Nuk e di se mbi çka bazohet presidenti Thaçi apo se ku e merr guximin të flet për diçka të tillë. Është momenti se çdo mendim të jepet mbi bazën, natyrisht të interesit qytetar, por mbi të gjitha mos të flasim për diçka që janë deklarata jo vetëm që nuk e bëjnë qytetarin të ndihet mirë por tregojnë një jo stabilitet për vet individin. Çfarëdo pozicioni të ketë para se gjithash ai është në atë pozicion falë qytetareve, mirëpo përgjegjësia nuk është individuale andaj përgjegjësia është shtetërore dhe me këtë askush nuk duhet të luaj”, përfundoi Teuta Haxhiu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat