“Thaçi po synon që ta kthejë një luftë të re”

Politika

“Thaçi po synon që ta kthejë një luftë të re”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 5 gusht 2018 Në ora: 22:27
Hashim Thaçi

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se, ata të cilët janë për  ndryshim të kufijve janë antikombëtar dhe tradhtar të shitur të qarqeve që tentojnë ta shpërbejnë shtetin.

“Ata që mendojnë se Republika e Kosovës duhet ndryshuar kufijtë apo shkëmbim territoresh,e të sjellë tema të tilla në tavolinë të bisedimeve me Serbinë në këtë formë, ata njerëz synojnë që ta kthejnë Ballkanin në periudhën me errtë dhe një luftë të re dhe janë antikombëtar dhe tradhtar të shitur të qarqeve të ndryshëm që tentojnë ta shpërbejnë shtetin nga kjo strukturë territoriale ku do kenë pasoja”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Analisti Hertica konsideron se opsioni i ndarjes tash është më i shprehur edhe për shkak të fazës finale të dialogut.

Sipas tij, zgjidhje e qëndrueshme në rast se arrihet marrëveshja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është që në proces të përfshihen vetëm territoret homogjene nacionale.

Image
Ali Hertica

“Ndarja është provokim i vazhdueshëm,  dhe nuk është hera e parë që flitet për ndarje nga Hashim Thaçi dhe bashkëbiseduesi Alekasandar Vuciq. Opsioni i ndarjes tash është më i shprehur edhe për shkak të fazës finale të dialogut. Zgjidhje e qëndrueshme në rast se arrihet marrëveshja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është që në proces të përfshihen vetëm territoret homogjene nacionale, përkatësisht komunat me shumicë shqiptare e serbe. Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pohuar se çështja e Luginës së Preshevës mund të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel. Kusht, territoret të jenë vetëm komunat kufitare e jo edhe ato brenda Kosovës që fizikisht nuk janë të lidhura me rajonet kufitare. Përfshirja e këtyre enklavave do të krijonte vatra të reja potenciale të krizës ekonomike, politike e të sigurisë, ku do të ketë efektet demografikë dhe socialë të skenarëve të ndryshëm të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës”, thotë ai.

Në fund, ai pohon se ndarja e Kosovës nuk është opsion, prandaj sipas tij, në kuadër të kufijve të saj aktualë Kosova është çliruar në vitin 1999, e njohur me dokumente ndërkombëtare.

“Ndarja e Kosovës nuk është opsion,në kuadër të kufijve të saj aktualë Kosova është çliruar në vitin 1999, të njohur në dokumentet ndërkombëtare dhe nga mbi 115 shtete përfshi këtu 95 për qind të vendeve të lira të botës. Dhe askush nuk ka të drejt te shkëmbejë territore e as të lejohet ndonjë autonomi brenda shtetit te Kosovës edhe përkundër mendimit qoftë të Thaçit apo dikujt tjetër sepse fundi do ketë pasoja të rënda, ku sovrani do jep kushtrimin”, përfundoi Hertica për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat