Deputeti i PDK-së del kundër Thaçit: Serbia nuk duhet të falet

Politika

Deputeti i PDK-së del kundër Thaçit: Serbia nuk duhet të falet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 31 korrik 2018 Në ora: 15:29
Krimet serbe ne Kosove

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, kërkoi në seancën e Kuvendit, që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo temë duhet të jetë ndër pikat e para që duhet të diskutohet në nivel presidentësh.

“Kërkoj nga presidenti, nga kryeministri, nga Kuvendi, që ta fusin këtë pikë në bisedimet me Serbinë dhe të jetë njëra nga pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë, në nivel presidentësh. Të nderuar udhëheqës, unë dua ta di ku e kam babin, familjet duan të dinë ku i kanë më të dashurit e tyre, kjo nuk guxon të kalojë nën heshtje, dhe nuk e lejoj të kalojë në heshtje, pa këtë nuk e ka kuptim asnjë marrëveshje që do të bëhet me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit është mbështetur edhe nga bashkëpartiaku i tij, Nait Hasani.

Hasani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë e ndjeshme për Kosovën.

Image
Nait Hasani

Ai ka komentuar edhe deklarata të mëhershme të Presidentit për amnisti dhe pajtim me Serbinë, duke thënë se nuk duhet të falet Serbia gjersa nuk kërkon ajo falje dhe nuk dënohet për krimet e bëra në Kosovë.

“Çështja e të pagjeturave është një çështje e ndjeshme. Është bërë një deklaratë më herët për falje, nuk mund të ketë falje kur Serbia derisa nuk kërkon falje për gjenocidin e bërë, nuk i kthen kufomat dhe eshtrat, nuk dënohet për krimet në Kosovë. Serbia duhet të dënohet për krimet që i ka bërë në Kosovë”, ka deklaruar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat