Eksperti i sigurisë tregon hapat që duhet të ndjekë Kosova për integrim në NATO

Politika

Eksperti i sigurisë tregon hapat që duhet të ndjekë Kosova për integrim në NATO

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 29 korrik 2018 Në ora: 23:02
FSK

Kosova edhe me tej vazhdon të mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka filluar negociatat për nënshkrimin e partneritetit për paqe, ndërsa fajtore po konsiderohet të jenë institucionet e Kosovës.

Në këtë drejtim, skeptik me punën e qeverisë aktuale shprehet të jetë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë ne vend.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, me këtë qeverisje të brishtë, problem se mund te ketë avancime drejt integrimit në NATO.

Ai thotë se moskrijimi i ushtrisë së Kosovës mbetet ndër problemet kryesore që e ngadalëson rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s.

Image
Hajrullah Tërnava

“Qeveria e Haradinaj në këtë mandatin e vet e ka për detyrë t’i plotësojë kriteret për liberalizim të vizave, e si kriter të saj e ka që ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Me këtë qeverisje të brishtë, si deri më tani që nuk po i miratohen as ligjet që ishin dashur që moti të miratohen në parlament, si kushte për avancimin dhe sinkronizimin e shumë çështjeve e sidomos ligjshmërisë që të arrihet një efikasitet më i avancuar dhe i shpejtë, nuk mund të pritet se Kosova së shpejti t’i zgjidh problemet që e preokupojnë në këtë kohë me një qeverisje të tillë. Problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova, sikur bisedat mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen reciproke të këtyre shteteve, është një çështje që e ngarkon çështjen e pranimit të saj në NATO. Mos krijimi i ushtrisë së Kosovës, gjithashtu është një problem që e ngadalëson rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Pengesa e radhës është mosnjohja e pesë shteteve të BE-së, e cila paraqet gjithashtu një problem në vete”, është shprehur eksperti Tërnava të dielën.

Tutje, ai thotë se duhen të mbahen zgjedhje të reja dhe ajo parti që i fiton zgjedhjet me një përbërje më të avancuar në parlament, ta avancojë këtë temë dhe t’i arrijë ato efekte që të ecet më shpejtë drejt integrimit në NATO.

“Me një fjalë kjo qeverisje si e tillë që është ka mangësi të mëdha dhe gjasat janë që nëse dëshiromë që çështjet të avancohen në atë drejtim që të arrijmë suksese drejt anëtarësimit në NATO, e jo vetëm për këtë, duhen të mbahen zgjedhje të reja dhe ajo parti që i fiton zgjedhjet me një përbërje më të avancuar në parlament, ta avancojë këtë temë dhe t’i arrijë ato efekte që të ecim më shpejtë drejt NATO-s dhe njohjes së pavarësisë nga ana e Serbisë, ku do ta krijojmë ushtrinë tonë, dhe do t’i përngjajmë një shteti modern e jo sikur deri më tani. Me këtë kastë politike, që në realitet të gjithë e meritojnë të jenë objekt i hetimeve për krimet që supozohen që i kanë bërë, dhe nga skamnorët sikur që ishin të pasluftës tani janë pasurua dhe tani janë multimilionerë. Kjo zvarritje e deri tash sikur që po e vërejnë të gjithë, është vetëm sa munden ta shtyjnë këtë qeverisje dhe t’i shfrytëzojnë këto benifite që u mundëson fondi i qytetarëve, i taksapaguesve të këtij vendi, dhe këta që gjinden në pushtet i shfrytëzojnë këto favore deri sa të munden dhe kanë interes më për t’i shtyrë edhe më tutje deri sa është e mundur”, përfundoi Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat