Ambasada Amerikane në Kosovë, tregon qëndrimin e SHBA-së rreth ndarjes së territoreve

Politika

Ambasada Amerikane në Kosovë, tregon qëndrimin e SHBA-së rreth ndarjes së territoreve

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 26 korrik 2018 Në ora: 18:46
Greg Delawie

Dje në media është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërruar qëndrim sa i përket ndarjes së Kosovës, ku thuhet se SHBA-të tani do ta diskutojnë këtë qëndrim.

Por, nga ambasada Amerikane në Prishtinë, në një përgjigje për “Bota sot” thonë se SHBA e ka të njëjtin qëndrim, ashtu siç ka deklaruar ambasadori Delawie në një intervistë të javës së kaluar.

Delawie kishte thënë se Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj; duhet të përpiqet që të arrijë një lloj konsensusi rreth atyre qëllimeve, dhe këto janë gjërat në të cilat jam i përqendruar tash për tash.

“Javën e kaluar, edhe në intervistën e tij televizive edhe në Twitter ambasadori Delawie tha qartë se “Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj; duhet të përpiqet që të arrijë një lloj konsensusi rreth atyre qëllimeve, dhe këto janë gjërat në të cilat jam i përqendruar tash për tash.” Pra, SHBA-të mbajnë ende qëndrimin sa i përket kësaj çështjeje, të bazuara në deklarimet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie”, thuhet në përgjigjen për “Bota sot” të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat