Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme, Thaçi paralajmëroi ndërrimin e kufijve

Politika

Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme, Thaçi paralajmëroi ndërrimin e kufijve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 korrik 2018 Në ora: 11:33
Presidenti Hashim Thaçi

“Deklarata e Thaçit se do të lëvizim gurë dhe bjeshkë është shumë e rrezikshme me këtë deklaratë po na tregon se kufijtë do të ndërrohen dhe Kosova po hynë në pjesën më të rrezikshme të saj. Unë them me bindje të plotë se me Serbinë nuk ka pajtim për shkak së serbët nuk e njohin gjuhën e dialogut dhe të pajtimit. Nuk mund të ketë pajtim me serbët derisa mbi 1600 perona janë të zhdukur”, ka thënë deputetja Drita Millaku për “Bota sot”.

Takimi i ardhshëm i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq pritet të mbahet në shtator me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federcia Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar, gjatë një interviste në një televizion vendor se për shkak të së kaluarës dhe krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë, pajtimi i plotë është shumë i vështirë, pa çka duhet punohet drejt pajtimit.

“Nuk mendoj se Kosova e Serbia mund t’i zgjidhin problemet vet. Ne e dimë se çka ka ndodhur në Kosovë dhe çfarë masakrash ka kryer shteti i Serbisë”, ka deklaruar Thaçi.

Për më tepër, ai ka shtuar se duhet të lëvizin shumë gurë të Kosovës dhe bjeshkë për të arritur deri të pajtimi i plotë.

“E theksoj, duhet të lëvizin shumë gurë të Kosovës dhe bjeshkë për të arritur deri të pajtimi i plotë”.

Bunjaku-Rexhepi: Pajtimi i vështirë me Thaçin në krye

Mirëpo, vazhdimisht është duke u kërkuar që presidenti Thaçi të mos jetë udhëheqës i dialogut mes Kosovës e Serbisë, pasi që po vlerësohet së mund të vë në rrezik integritetin territorial të vendit.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Lidhja Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, mendon se presidenti i Kosovës nuk mund të arrijë  pajtimin me shtetin fqinj.

“Unë mendoj se pajtimi mes shtetit fqinje është i domosdoshëm. Nuk e kam bindjen që Thaçi mund të arrijë këtë pajtim”, ka thënë  Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

Ndërsa, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku,  këtë deklaratë të Thaçit e ka quajtur të rrezikshme, duke thënë se me këtë deklaratë po tregon, se do të ketë ndërrim të kufijve.

Image
Drita Millaku

“Deklarata e Thaçit se do të lëvizim gurë dhe bjeshkë është shumë e rrezikshme me këtë deklaratë po na tregon se kufijtë do të ndërrohen dhe Kosova po hynë në pjesën më të rrezikshme të saj. Unë them me bindje të plotë se me Serbinë nuk ka pajtim për shkak së serbët nuk e njohin gjuhën e dialogut dhe të pajtimit. Nuk mund të ketë pajtim me serbët derisa mbi 1600 perona janë të zhdukur”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Akuzat e Drita Millakut

Për më tepër, ajo ka theksuar se dialogu me Serbinë nuk do të ketë fund asnjëherë dhe se Thaçit nuk duhet t`i i lejohet të flasë në emër të vendit, duke kërkuar bashkim të opozitës.

“Dialogu me Serbinë nuk do të ketë fund asnjëherë. Thaçi është pajtuar që të nënshkruajë gjithçka që i servohet në tavolinë vetëm për të shpëtuar lëkuren e vet. Thaçi është mashtrues, tradhtar,  rrenc e kriminel. Këtij njeriu nuk duhet t'i lihet asnjë  mundësi që të flasë në emër të Kosovës duhet bashkim i opozitës që ky njeri të ndalet”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

Zogaj:  Presidenti Thaçi duhet ta kuptojë se “nuk shtyhet bjeshka me gjoks”

Image
Skënder Zogaj

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për “Bota sot”, se Presidenti Thaçi ka marrë mbi vete detyrë tepër të rëndë e të rrezikshme dhe se është utopike të mendohet se mund të arrihet marrëveshje civilizuese me Serbinë.

“Presidenti Hashim Thaçi ka marrë mbi vete detyrë tepër të rëndë e të rrezikshme, sepse të kesh punë me serbët që janë racë e ndyrë, gjenetikisht gjak shprishur që rrenën, mashtrimin, tradhtinë i kanë mënyrën më të këndshme të jetës, është utopike të mendohet se mund të arrihet marrëveshje civilizuese!”, ka potencuar  ai.

Për më tepër, Zogaj ka shtuar se është e tepërt të komentohet se sa e vështirë është të bëhet pajtimi me Serbinë.

“Për këtë tashmë është i bindur edhe Presidenti Thaçi, që deklaroi se pajtimi me Serbinë është tepër i vështirë! Këtë po e shohim të gjithë dhe, çdo lloj komenti është i tepërt, sepse “miu që është lejuar njëherë të kaloj nëpër mustaqe” tash do të kërkojë udhë të përhershme! Presidenti Thaçi duhet ta kuptojë se “ nuk shtyhet bjeshka me gjoks” dhe se trimi i mirë tubon rreth vetes shokë shumë, sepse “me një hu nuk thuret gardhi!, sidomos nëse gardhi duhet për mbrojtje nga thitë e egër!”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”

Haziri: Moment për bashkimin e opozitës

Kurse, analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë se deklarata e Thaçit duhet të shërbejë partive opozitare për ta penguar këtë njeri që të jetë në kryenegociator i Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk shohë ndonjë befasi në deklarimet e presidentit Thaçi sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, konkretisht para fillimit të të ashtuquajturës fazës finale të dialogut me Serbinë në Bruksel. Deklaratat e tij duhet t'i shërbejnë akterëve politikë, sidomos partive opozitare për ta penguar këtë njeri që të jetë në kryenegociator i Kosovës në këtë fazë finale të dialogut me Serbinë, pasi me një përfaqësues të tillë, Kosova do të dëmtohej rënd në këtë proces”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Haziri ka komentuar edhe deklaratën e Thaçit, duke thënë se nuk ka nevojë me lëvizë as gurë e as bjeshkë për të arritur pajtim me Serbinë, pasi ky dialog nuk është vetëm në interes të vendit por edhe në interesin të Serbisë.

“Po ashtu, duhet parë edhe nga një kënd tjetër, se deklaratat e tilla, gatishmërinë e tij për kompromise të dhimbshme Thaçi po i paralajmëron për të marrë edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar që ky i fundit ta mbështesë në ambicien e presidentit për të qenë kryenegociator i Kosovës në bisedimet finale me palën serbe në Bruksel dhe po ashtu përmes këtij procesi dhe kompromiseve në dëm të Kosovës, Thaçi po mundohet ta fitojë apo ta ketë një lloj imuniteti të garantuar nga Brukseli, në raportin e tij me Gjykatën Speciale. Dhe krejt për në fund, nuk ka nevojë me lëvizë as gurë, e as bjeshkë për të arritur pajtim me Serbinë, pasi ku dialog nuk është vetëm në interes të Kosovës por është edhe në interesin e vet Serbisë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat