Zbulohet se kush e futi Thaçin në UÇK dhe si e bashkoi LPK-në me PDK-në

Politika

Zbulohet se kush e futi Thaçin në UÇK dhe si e bashkoi LPK-në me PDK-në

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 21 korrik 2018 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi

Tani president i Kosovës, Hashim Thaçi  gjatë kohës së luftës ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, si arriti të hyjë në UÇK dhe të marrë poste aty, e tregon për “Bota sot”, nënkryetari i LPK-së në atë kohë, Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se ardhja e Thaçit në UÇK, ishte e organizuar nga ana e Ali Ahmetit dhe të grupit rreth tij, gjersa e quan Thaçin depërtim i dyshimtë në UÇK.

“Ardhja e Hashim Thaçit në UÇK është një veprim  i organizuar nga ana e Ali Ahmetit dhe të grupit rreth tij. Natyrisht se interesimi ishte i madh në vitet e 90-ta për njerëz të ri. Si i tillë u gjetë dhe u futë në radhët e UÇK-së. Por, sikundër ne çdo organizim, edhe këtu arritën të depërtojnë njerëz të dyshimtë. Një i tillë ishte Hashim Thaçi”, thotë Kelmendi.

Nga përkrahja e Xhavit Halitit, Azem Sylës, Kadri Veselit e të tjerëve, Thaçi arriti të bënte kyçjen mbi LPK dhe UÇK, thotë Klemendi, duke shtuar se kjo ishte humbja më e madhe e LPK në atë kohë, e Kelmendi u mundua ta ndalojë duke kërkuar masa, por nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë.

“Ky në përkrahje të grupit rreth tij, si Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, kuptohet edhe në përkrahje masovike nga grupet e interesit jashtë, si dhe nga Tirana në mars-maj të vitit 1998 e bërë kyçjen mbi LPK dhe mbi UÇK, duke e futur vetën në ballë me klikë. Kjo ishte humbja me e madhe dhe ne atë kohë në takimet e Kryesisë se LPK-së, ku edhe isha nënkryetar, si dhe në Grupin politik të UÇK-së, dola kundër dhe kërkova masa konkrete, por nuk arrita ta ndali. Shume njerëz tash deklarohen për dhe kundër gjoja grupit të tillë. Por, në kohën e tillë, veç kane fjetur, duke u përpjekur për t’u futur në organe. Ka edhe kritikues. E përbashkëta është se si udhëheqja që erdhi në LPK, ashtu edhe Drejtoria Politike e UÇK-së, ishin me vijën e Thaçit”, shton tutje Kelmendi.

Image

Ai thotë se, Thaçi e shkatërroi tërësisht UÇK-në dhe e likuidoi LPK-në duke ia bashkuar PDK-së.

“Ndërsa, Thaçi gradualisht dhe hap pas hapi e bëri tre muaj çështjen. Ai e shkatërroi tërësisht UÇK-në dhe ne bashkëpunim me kryesinë e LPK-së të dalur në maj të vitit 1998, e likuidoi edhe LPK-në dhe ia bashkoi PDK-së, pas një periudhe gjoja te partisë se injorantit Bardhyl Mahmutit. Këtu dhe në këtë kohë u shkatërrua çdo lëvizje pozitive”, përfundon Kelmendi.

“Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në zyrën e presidentit për të marrë detaje lidhur nga kjo se çfarë thotë Kelmendi, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat