Qeveria e skandaleve i ka ditët e numëruara

Politika

Qeveria e skandaleve i ka ditët e numëruara

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 korrik 2018 Në ora: 08:12
Qeveria e Kosovës

“Kjo qeveri është me një këmbë dhe plasaritjet kanë filluar, tashmë edhe po dalin në pah. Ministri Bedri Hamza nuk ka pranuar rritjen e pagave të qeveritarëve dhe personalisht mendoj se kishte të drejtë. Por, kryeministrit Haradinaj nuk i pëlqeu kjo dhe aktualisht vetëm çështje kohësh është se kur kjo qeveri do të rrëzohet, e unë nuk mendoj se nuk ka mbetur shumë kohë. Edhe vetë ata që i votuan janë pishman dhe qeveria e skandaleve ka ditët e numëruara e LDK-ja është shumë e interesuar ta dërgojë në opozitë në bashkëpunim me qytetarët e vendit”, është shprehur deputetja Bunjaku Rexhepi.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka qenë, është dhe do të jetë i instrumetalizuar nga PDK-ja deri në momentin kur të rrëzohet kjo Qeveri. Kështu vlerësojë njohësit e çështjeve politike dhe profile të ndryshme nga skena politike ku sipas tyre, kjo qeveri do të rrëzohet nga vetë partneret e koalicionit.

Mesazhet e kryeministrit Haradinaj, i cili në vazhdimësi po ia dërgon PDK-së, pas refuzimit të pagës me rritje nga ministri Bedri Hamza, tregojnë më së miri sinjalet rreth mbarëvajtjes së koalicionit PAN. Këto reagime erdhën pasi kryeministri Hardinaj ditë më parë deklaroi se atij asnjë ministër nuk mund t'i tregojë se çfarë duhet të bëjë.

“Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kurrkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”? As Kadria e as Hashimi sun më kallxojnë mu çka me bo nëpërmjet ministrave”, janë fjalët e kryeministrit Haradinaj.

Image
Drita Millaku

Millaku: Haradinaj,  i përdorur nga PDK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku ka thënë për “ Bota sot” se, koalicioni qeverisës është koalicion i natës, koalicion i pabesisë dhe i interesave të ngushta personale.

Sipas saj, ky koalicion  si i tillë ka qenë e ditur se nuk do ta përfundojë mandatin, prandaj zënkat e tanishme janë pasqyrë e ndarjes së kulaçit që tanimë është tepër i vogël për të kënaqur të gjithë shtyllat që e mbajnë këtë koalicion.

“Të gjithë e dimë se koalicion është konspiracioni i të bëmave të tyre si krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe atë ditë që Bashkësia Ndërkombëtare vendos që t'i bëjë publike veprimtaritë e tyre kriminale dhe lidhjen e tyre me nëntokën ku atë ditë edhe dekonspirohet pafytyrësia e këtij pushteti antipopullor e antikombëtar. Shihet qartë se Ramush Haradinaj është i përdorur dhe përdorimi i tij është bërë me pajtimin e tij gjë që e paralizon dyfish edhe në rrafshin politik edhe në atë ligjor”, ka thënë deputetja Millaku.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Kurse deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi, konsideron se, kjo qeveri do të rrëzohet nga vetë partnerët e koalicionit.

“Kjo qeveri është me një këmbë dhe plasaritjet kanë filluar, tashmë edhe po dalin në pah. Ministri Bedri Hamza nuk ka pranuar rritjen e pagave të qeveritarëve dhe personalisht mendoj se kishte të drejtë. Por, kryeministrit Haradinaj nuk i pëlqeu kjo dhe aktualisht vetëm çështje kohësh është se kur kjo qeveri do të rrëzohet, e unë nuk mendoj se nuk ka mbetur shumë kohë. Edhe vetë ata që i votuan janë pishman dhe qeveria e skandaleve ka ditët e numëruara e LDK-ja është shumë e interesuar ta dërgojë në opozitë në bashkëpunim me qytetarët e vendit”, është shprehur deputetja Bunjaku Rexhepi.

Interesat reciproke po e mbajnë gjallë koalicionin

Ndërsa analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “ Bota sot” se,  është faktike se kryeministri Haradinaj ka qenë, është dhe do të jetë i instrumentalizuar nga PDK-ja deri në momentin kur të rrëzohet kjo qeveri.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, PDK-ja si parti nuk ka qenë besnike ndaj marrëveshjeve politike të koalicioneve, pasi fillimisht ka gjunjëzuar partnerët e koalicionit, ku edhe ka nuhatur momentin më të volitshëm për të shkuar në zgjedhje, ku edhe ka ndihmuar për rrëzimin  e qeverisë.

“Deklarata të tilla në mes zyrtarëve të partive politike të koalicionit  qeverisës tregon më së miri për seriozitetin dhe vullnetin tyre për punë, por njëkohësisht tregon një çakordim të thelluar brenda koalicionit qeverisës, e jo një qeverisje të integruar në mes partnerëve të koalicionit. Në njërën anë shkaku i pafuqisë politike të zotit Haradniaj, i cili nga 52 deputetë të “mazhorancës” nuk posedon as çerekun me deputetë të partisë së tij”, ka thënë analisti politik Ahmeti.

Ai ka thënë se një qeverisje e tillë e dirigjuar nga partia me e madhe brenda koalicionit qeverisës nuk mund të jetë qeverisje e integruar brenda hierarkisë së qeverisë.

“Në momentin kur kemi arrogancë të pashembullt nga ministrat e qeverisë, faktikisht kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i pushoj nga detyra, por me një kryeministër të pafuqishëm politikisht e me ambicie të sëmura për ta vazhduar karrigen e të parit të qeverisë. Interesat reciproke të partnerëve të koalicionit mbajnë gjallë këtë qeveri të “mazhorancës”, në momentin kur njëri nga partnerët e koalicionit largohet nga kjo qeveri, vendin do ta presin zgjedhje të reja”, është shprehur analisti politik Ahmeti.

Image
Faik Krasniqi

Pritet më shumë nga opozita

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë se, edhe pse kryeministër është Ramush Haradinaj, PDK-ja është ajo që e ka timon e Qeverisë.

Sipas tij, fjalët e kryeministrit Haradinaj se  “Kadria e as Hashimi nuk mund të më kallxojnë mua çka me bo nëpërmjet ministrave”, janë fjalë për konsum politik.

“Shtylla që aktualisht po e mbanë në këmbë këtë koalicion është interesi i tyre i përbashkët, dhe jo harmonia apo programi politik. As Qeverinë e mëhershme nuk e ka mbajtur harmonia, programi politik apo ''dashuria'' mes tyre. Opozita deri më tash është treguar e paaftë që ta rrëzojnë këtë Qeveri edhe pse është Qeveri e pakicës dhe e ka më lehtë ta rrëzojnë. Qeveria rrëzohet atëherë kur PDK-së i leverdis, sipas kalkulimeve të tyre që bëjnë në raport me zhvillimet politike”, ka thënë politologu Krasniqi.

Image
Blerim Burjani

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike e politike, Blerim Burjani ka thënë se, Haradinaj po vjen duke u bojkotuar nga PDK.

“Mjaftojnë vetëm rezervat e shteti që i shpenzuan për një periudhë të shkurtër dhe tregon se ky njeri ka qejf në pasuri publike , dhe ka dërguar një njeri në PTK për të zhvatur një analfabet, që nuk di asgjë dhe pa asnjë eksperiencë për asgjë, Ky njeri është i vështirë për t'u menaxhuar nga drejtësia apo organet e drejtësisë. Është në pozitë të rëndë Kosova si shtet përderisa kjo qeveri ka që dy muaj të fundit që nuk funksionon fare, dhe nuk ka vendime valide, por ka vetëm probleme. Tash në vend që të shkojnë ministrat në mbledhje, po shkojnë vetëm zëvendëset e ministrave, PDK-së dhe NISMA-s. Pra, po shkojnë ka bojkotimi i një Qeverie pa lidhje pa koncept pa asgjë. Një kryeministër që po merret me autostrada e ka heq dorë prej të gjitha ministrave veç ta merr Ministrinë e Transportit, mund ta marrësh me mend, se për çka i ka vyejtur atij edhe rasti skandaloz me pagesën e Bektel enkes me marrëveshje”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike  Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat