Mustafa Nano, bartës i agjendës shoviniste serbe

Politika

Mustafa Nano, bartës i agjendës shoviniste serbe

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 korrik 2018 Në ora: 14:14
Mustafa Nano

“Mustafa Nano, është një nga figurat me kontraverse që ka elita publike shqiptare në Tiranë. Deklaratat e tij janë një hiç, andaj konstatimet e tija qoftë për Skënderbeun apo edhe për shqiptarët e Kosovës, janë të pa qëndrueshme dhe të pa pranueshme. Mustafa, është mirë të i tregoi opinionit të gjerë se kush është, nga kush është shkolluar dhe për çfarë është shkolluar”, ka deklaruar Shkodran Imeraj, historian.

Në periudhën janar 1998- 12 qershor 1999, Serbia pati vrarë 11.840 viktima nga Kosova, në mesin e tyre 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1739 femra, 1882 të moshuar mbi moshën 65 vjeçare, 20.400 femra shqiptare të dhunuara, 1 mijë 650 persona të zhdukur, shumë shqiptarë të dëbuar, shumë shtëpi e objekte të djegura e të shkatërruara.

Gjithë ky bilanc tragjik, nuk i ka mjaftuar analistit politik Mustafa Nano për të bërë një deklaratë skandaloze lidhur me përbërjen gjenetike të shqiptarëve në Kosovë.

Në një intervistë, Nano ka shprehur pa frikë mendimin se, në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie.

“Ku ta kem më parë Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët”, ka deklaruar Nano.

Kjo deklaratë e Nanos është kritikuar nga historianë e analistë shqiptarë, duke e konsideruar si deklaratë kontraverse.

Historiani Shkodran Imeraj, ka thënë se deklaratat e Nanos janë të pa qëndrueshme dhe të papranueshme.

Image
Shkodran Imeraj

Imeraj: Nano figurë kontraverse

Ai e konsideron, Nanon një nga figurat më kontraverse të elitës shqiptare në Tiranë.

“Mustafa Nano, është një nga figurat me kontraverse që ka elita publike shqiptare në Tiranë. Deklaratat e tij janë një hiç, andaj konstatimet e tija qoftë për Skënderbeun apo edhe për shqiptarët e Kosovës, janë të pa qëndrueshme dhe të pa pranueshme. Mustafa, është mirë të i tregoi opinionit të gjerë se kush është, nga kush është shkolluar dhe për çfarë është shkolluar”, ka deklaruar Imeraj.

Kurse, përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare për Veprim, Bujar Voca, e konsideron Nanon agjent politik serb.

Image
Bujar Voca

“Serbia ka bërë krime, spastrim etnik, diskriminim kulturor dhe përpjekje për gjenocid dhe shfarosje të shqiptarëve në Kosovë për një periudhë 100 vjeçare. Deklarimi që ne kemi një të kaluar të përbashkët dhe lidhje gjenetike e kulturore është skandaloz edhe i pavërtetë. Tendenca ta barazojë përgjegjësinë mes shqiptarëve dhe serbëve për të kaluarën është agjendë politike serbe, të cilën po e mbron një serbofil si Mustafa Nano”, ka pohuar Voca.

Ai është shprehur se, Nano është njeriu i fundit që mund të flasë për marrëdhëniet shqiptaro- serbe, sepse ne deklarime të tij ka shumë të pa vërteta.

“Fundja, Mustafa Nano është  njeriu i fundit që ka të drejtë të flasë për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, sidomos duke pasur parasysh qëndrimet e tij pro serbe. Në deklarimet e tij ka shumë të pavërteta të qëllimshme. Jo sepse ky nuk e njeh historinë tonë të afërt, por sepse qëllimi i Serbisë është ta ndryshojë historinë duke e paraqitur popullin serb si viktimë”, ka nënvizuar Voca.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti: Duhet të ketë edhe dënim për deklarata të tilla që fyejnë identitetin e popullit

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti ka deklaruar se deklarata sikurse e Nanos, duhet të dënohen, pasi që fyejnë identitetin e popullit.

Mehmeti ka thënë se Mustafa Nano, vuan nga dëshira për të qenë qendër të vëmendjes, dhe me këso deklarata ai mohon kombin e tij.

“Mendoj se Mustafa Nano vuan dëshira për të qenë gjithnjë protagonist, andaj bënë deklarata pompoze për të qenë në qendër të vëmendjes. Kjo deklaratë e tij është fyerje për shqiptarët e Kosovës, të cilët janë shqiptarë të vërtetë. Faktikisht Mustafa Nano ka gjak greku, pasi i është përzier atij gjaku mendon se të gjithë janë si ai. Nano duke fyer Skënderbeun, pastaj fyerja e shqiptarëve të Kosovës janë të mjaftueshme për të kuptuar se ai që mohon kombin e tij, nuk është pjellë e asaj fare”,  ka thënë Mehmeti.

Shteti duhet të reagojë ndaj deklaratave të atilla, sipas Mehmetit, përveç kësaj duhet të ketë edhe dënim.

“Nano i urren shqiptarët, duke qenë një " Kali i Trojës" në mes të Tiranës. Këto deklarata janë të papranueshme, diskriminuese dhe fyese për shqiptarët. Gjithsesi Nano ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes. Por, duhet të ketë edhe dënim për deklarata të tilla që fyejnë identitetin e popullit, duke qenë se shteti dhe identiteti nuk fyet në asnjë rast. Nano është një filo- grek, ndaj të cilit duhet të reagojë shteti pasi çmenduria e tillë nuk meriton të na fyej”, ka pohuar Mehmeti.

Image
Haki Abazi

Abazi: Nano ka krizë identitare

Publicisti Haki Abazi i është kundërpërgjigjur Mustafa Nanos, duke thënë se ai është produkt i përzierjes pa progres në Shqipëri.

“Ai si duket është një kontinuitet quazi intelektual me shkallë të lartë të inferioritetit dhe krizë identitare që në mënyrë tipike për tu bërë faktor e për t’i hyrë në hatër dikujt merr guximin për t’ju treguar Shqiptarëve të Kosovës se kush janë Serbët dhe Serbia”, ka thënë Abazi.

Ai përmes një statusi në “Facebook”, ia ka përmendur Nanos, femrat shqiptare që shiten si mall në Serbi, duke shtuar se ekziston një fenomen i martesave të grave nga zonat e thella të Shqipërisë, me burra serbë që jetojnë në vise që kultivojnë shovinizmin në Serbi.

“Ka të drejtë vetëm për një gjë që martesat edhe sot ekzistojnë por ato janë vetëm ndërmjet vajzave të shtypura e pa perspektivë të zonave të ngujuara thellë të Shqiperise së Nanos dhe zonave që kultivojnë shovinizmin në Serbi. Përderisa është për trishtim që këto vajza shiten si mall në shekullin 21 në Shqipërinë e avancuar të Nanos në anën tjetër çuditërisht që në secilën luftë mobilizimi i paramilitareve dhe ushtarëve vije kryesisht nga këto zona të prapambetura tË Serbisë”, ka shkruar Abazi.

“Kjo është Provokacija, e Nano, do të duhej të provokohet Nano për të ndaluar shitjen e vajzave, duhet të jete pjese e procesit te dekontaminimit kulturore, ai nëse ka kapacitet duhet te dali kunder qe të mos jete norme e pranueshme që të hidhen vajzat shqiptare të vdekura nga makinat neper rruge të Evropës dhe eventualisht të dale të pastroje bërllokun para shtëpisë së tij se pari”.

Analisti Mustafa Nano, vitin e kaluar kishte ofenduar edhe Skënderbeun, duke thënë se është më shumë krishterë se shqiptar, nëna e tij ishte martuar me një serb, po ashtu edhe motra e tij.

“Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar”, kështu është shprehur publicisti Mustafa Nano, gjatë një takimi me nxënës, me të cilët ka diskutuar ndër të tjera edhe për çështje që lidhen me identitetin e shqiptarëve dhe fqinjërinë me serbët e grekët, tema të nxitura nga libri i tij më i fundit, “Sandviç; A është mirë me qenë shqiptar?”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat