Eksperti i sigurisë: FSK e gatshme për transformim në Forca të Armatosura

Politika

Eksperti i sigurisë: FSK e gatshme për transformim në Forca të Armatosura

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 korrik 2018 Në ora: 16:56
FSK-ja

Ditë më parë është raportuar ne mediat vendore se sekretarët amerikanë të Shtetit, ai i mbrojtjes dhe politikës së jashtme janë pajtuar që t’ia ndajnë Kosovës mbi 10 milionë dollarë që Forca e Sigurisë së Kosovës t’i përdorë për operacione kundër terrorizmit dhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Po ashtu,  të martën është nënshkruar aktin final të kontratës për furnizim me automjete shumë funksionale ushtarake me lëvizshmëri të lartë (HMMW) nga Qeveria e Republikës së Kosovës me kompaninë amerikane “AM General” për furnizim të  FSK-së ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadorit të SHBA-ve, Greg Delavie.

Image
Drizan Shala

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për “Bota sot” se donacioni që ka bërë SHBA-ja drejt Ministrisë së FSK-së, është një nga shumë donacionet që kanë pasur që nga transformimi i TMK-së në FSK.

“MFSK-ja dhe akteret e saj patën krijuar një plan të transformimit nga FSK-ja në FAK në fund vit të 2013 dhe fillim vit të 2014 është njoftuar opinioni mbi këtë proces dhe që atëherë Qeveria e atëhershme së bashku me Ministrin e FSK në atë kohe  e kanë aprovuar këtë plan që u parapa që ky transformim të ndodh brenda një hapësire 10 vjeçare duke krijuar procedura standarde operative të reja, doktrina dhe karshi me atë të pajiset me mjetet të ndryshme që do jene në mandatin e FAK-ut. Sipas asaj që është publike në këtë plan dhe ne rishikimin strategjik të sektori të sigurisë FSK ka paraparë vetura tjera për transportim të ushtareve të saj siç janë: Cobra 8x8 e jo lloj i tillë që është bërë donacion një pjese e pjesën tjetër është blerë në SHBA. Që nga 2012 Departamenti i Mbrojtjes Amerikanë ka filluar që këtë lloje tipi të veturës ta zëvendësoj më llojet tjera me të sofistikuar siç janë: Stryker, Bradley, Abrams tank,  sepse pas një periudhe 30 vjeçar të përdorimit të H2 ,  ushtria amerikane ka gjetur të meta të saja dhe që nuk i plotësojnë më kërkesat e shekullit 21 për të kryer operacione "ushtarake", ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ka deklaruar se FSK-ja është e gatshme që të shkojë tutje drejt shndërrimit të saj në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“FSK-ja në këtë format i ka plotësuar gjitha kapacitetet e saja operationale sipas mandatit që ka dhe që nga 2014 kjo force është e gatshëm që të shkoj tutje drejt shndërrimit të saj në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ndërsa lidhur me donacionin e 10 milion dollarë për FSK-në mendoj që kjo do të ndihmoj këta të fundit që sipas nevoja të saja në vazhdimësi që i paraqiten FSK-se në punët e saja operacionale”, ka përfunduar Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat