Eksperti i Sigurisë flet për ushtrinë e Kosovës dhe ndihëm e SHBA-së

Politika

Eksperti i Sigurisë flet për ushtrinë e Kosovës dhe ndihëm e SHBA-së

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 korrik 2018 Në ora: 20:59
FSK-ja

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për “Bota sot” se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Kosova i ka kufijtë e garantuar përkundër që nuk e ka ushtrinë.

“Shteti i Kosovës nga viti 1999 kur u çliruam nga Serbia, me ndihmën e Amerikës dhe BE si shtet mike që i kemi, e deri me tani, ata gjithë here përkujdesen dhe fal tyre në sot jemi rehat, sepse edhe që nuk e kemi ushtrinë tonë, kufijtë e shtetit tonë i garantojnë këto shtete mike që i ceka me KFOR-in dhe NATO-n”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Albulenë Muji

Për më tepër, Tërnava ka shtuar se ndihma e SHBA-së për FSK-në është domethënës dhe e ka qëllimin e vet efektive dhe se garanton përkrahjen e formimit të ushtrisë së Kosovës në vitet në vijim.

“Prandaj edhe ndihma e tyre në aspekte të ndryshme gjithnjë është e pranishme sikur në këtë rast qa SHBA-të na i kanë ndarë 10 miliona dollar dhe 51 automjete ushtarake të tipit ‚HAMVI‘ që do ti ketë në përdorim Forca e Siguresë se Kosovës. Një ndihmë e tillë nga ky shtet mike,  është shumë domethënës dhe e ka qëllimin e vet efektive, me të cilët dëshmohet se shteti i Kosovës është i  përjetësohem dhe afatgjatë, që e ka dhe do ta ketë përkrahjen gjithmonë nga Amerika, dhe që garanton ardhmëri dhe përkrahje të formimit të ushtrisë së Kosovës në vitet në vijim”, ka theksuar Tërnava për “Bota sot”.

Gjithashtu,  ai është shprehur se me ndihmën e SHBA-ve dhe të BE-së Kosova do te ketë ushtrinë më moderne mirë të përgatitur dhe të aftë të mbrojë kufijtë dhe territorin e saj.

“Ne si shtet i ri që jemi dhe me perspektivë,  me përkrahjen nga Amerika dhe BE-së së shpejti do ta kemi edhe ushtrinë tonë moderne mirë të përgatitur dhe të aftë që si e pavarur ti mbroj kufijtë dhe territorin e saj, dhe si anëtarë e përhershme ne NATO si pjesë e kësaj aleance që na u gjind pran në momentet më të rëndësishme.  Një miqësi e përhershme me këto shtete që i ceka, Kosova do ta ketë një ardhmëri të sigurt dhe perspektivë të ndritshme dhe të përhershme, prandaj shteti i ynë duhet të mos e harroj ndihmën e tyre dhe miqësinë, sepse po mos të ishin këto shtete në sot nuk do të ekzistonim. Prandaj edhe kjo ndihme dhe ndihma tjera që priten nga Amerika, e dëshmon se gjithsesi e ka parasysh që Kosova duhet të filloj krijimin e ushtrisë, por gjithmonë në koordinim të plotë me këto shtete mike sikur i ceka.”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat