“53 milionët për Bechtel Enka, arsye e mjaftueshme”, kërkohet dorëheqja e Qeverisë

Politika

“53 milionët për Bechtel Enka, arsye e mjaftueshme”, kërkohet dorëheqja e Qeverisë

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 17 korrik 2018 Në ora: 20:58
Ramush Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje, gjatë ditës së djeshme ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove shtesë kompanisë “Bechtel Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Në bazë të informacioneve që qarkullonte në Kuvend në ditën e votimit të rezolutës ende nuk është lidhë kontratë në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, i bije që ka ende kohë që shkelja dhe dëmi të parandalohen duke u anuluar ky vendim, por, edhe pse ekziston një mundësi e tillë ne nuk besojmë që kjo Qeveri do të mund të ndërmarrë diçka të tillë. Ata nuk e kanë vullnetin dhe janë tepër të vendosur që ta shtyjnë para këtë vendim, prandaj, ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta marrë situatën në dorë, të hetojë dhe të parandalojë procedimin e mëtejme të vendimit, duke e anuluar dhe duke e pamundësuar kontratën në lidhje me këtë vendim. Në rast se është nënshkruar deri më tani kontrata lidhur me këtë vendim, atëherë, organet e drejtësisë duhet të veprojnë drejt hetimit dhe sjelljes para drejtësisë të fajtorëve në lidhje me këtë vendim”, tha gjatë ditës së djeshme deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Liburn Aliu.

Image
Haki Abazi

E analisti politik, Haki Abazi për “Bota sot”, thotë se pagesa prej 53 milionë euro për “Bechtel Enka”, është e mjaftueshme që të jap dorëheqje e gjithë qeveria, jo vetëm Ministri Pal Lekaj.

“Pagesa 53 milionëshe do të duhej të ishte arsyeje e mjaftueshme për të dhënë e gjithë qeveria dorëheqje. Një ministër japonez do të bënte vetëvrasje nëse do të kishte gabim ne llogaritje apo të çfarëdoshme në shume 53 milionëshe. Kryetari Gjermanisë ka dhënë dorëheqje për 100 euro ose me pak. Këta nuk e kuptojnë sa i shenjtë është shteti dhe sa i shenjtë është taksa dhe buxheti i qytetarit. Janë dashte 20 vite dhe nuk janë përkrahur gratë e dhunuara, janë njerëz që jetojnë në varfëri të skajshme pa punë, janë qytetet e fshatra pa ujë të pijes. Kjo vërtet është jo profesionalizëm, çmenduri e vërtet”, ka deklaruar për “Bota sot”, analisti Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat