Mehmeti “shpërthen” ndaj Nanos: Ka gjak greku, e mohon kombin e tij

Politika

Mehmeti “shpërthen” ndaj Nanos: Ka gjak greku, e mohon kombin e tij

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 korrik 2018 Në ora: 18:13
Mustafa Nano

Pasi ka fyer Skënderbeun, analisti Mustafa Nano ka vendosur t’i fyejë shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, duke thënë se kanë gjak serbi.

“Ku ta kem më parë Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët”, ka deklaruar Nano.

Këso deklarata sikurse e Nanos, sipas analistit Faton Mehmeti, duhet të dënohen, pasi që fyejnë identitetin e popullit.

Mehmeti thotë se Mustafa Nano, vuan nga dëshira për të qenë qendër të vëmendjes, dhe me këso deklarata ai mohon kombin e tij.

Image
Faton Mehmeti

“Mendoj se Mustafa Nano vuan dëshira për të qenë gjithnjë protagonist, andaj bënë deklarata pompoze për të qenë në qendër të vëmendjes. Kjo deklaratë e tij është fyerje për shqiptarët e Kosovës, të cilët janë shqiptarë të vërtetë. Faktikisht Mustafa Nano ka gjak greku, pasi i është përzier atij gjaku mendon se të gjithë janë si ai. Nano duke fyer Skënderbeun, pastaj fyerja e shqiptarëve të Kosovës janë të mjaftueshme për të kuptuar se ai që mohon kombin e tij, nuk është pjellë e asaj fare”, thotë Mehmeti.

Shteti duhet të reagojë ndaj deklaratave të atilla, sipas Mehmetit, përveç kësaj duhet të ketë edhe dënim.

“Nano i urren shqiptarët, duke qenë një " Kali i Trojës" në mes të Tiranës. Këto deklarata janë të papranueshme, diskriminuese dhe fyese për shqiptarët. Gjithsesi Nano ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes. Por, duhet të ketë edhe dënim për deklarata të tilla që fyejnë identitetin e popullit, duke qenë se shteti dhe identiteti nuk fyet në asnjë rast. Nano është një filo- grek, ndaj të cilit duhet të reagojë shteti pasi çmenduria e tillë nuk meriton të na fyej”, pohon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat