“Thaçi nuk është i pazëvendësueshëm”

Politika

“Thaçi nuk është i pazëvendësueshëm”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 korrik 2018 Në ora: 09:48
Hashim Thaçi

Në media u raportua se dialogu final me Serbinë, nuk bëhet pa presidentin Hashim Thaçin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

E lidhur me këtë, analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, Hashim Thaçi e as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë të pazëvendësueshëm.

Image
Ali Hertica

“Duke u nisur nga situata e së kaluarës kur fillimisht ishte quajtur teknik dhe gradualisht u bë politikë, ishte Edita Tahiri dhe grupi i saj e cila mori si shpërblim fusnotën , ku dihet se nisma e fillimit të bisedimeve ka filluar në Vjenë të Austrisë dhe nga ajo erdhi situata ku jemi tani, duke mos ditur të merret me çështjen e shtetit dhe ata ishin njerëzit e LDK dhe nuk ishte Thaçi fare e as që ishte marrë me këtë çështje. As Hashim Thaçi e as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë të pazëvendësueshëm në çdo aspekt politikë”, shprehet Hertica.

Ai thotë se, shoqëria në Kosovë ka njerëz dhe figura shumë të ngritura profesionalisht dhe sipas tij, me Thaçin në krye të bisedimeve deri më tani rezultojë vetëm me humbje kohe dhe çdo gjë shkoi në favor të Serbisë.

“Shoqëria në Kosovë ka njerëz dhe figura shumë të ngritura profesionalisht ku do munden t’i kryenin të gjitha vendimet më madhore të shtetit dhe shoqërisë në vend, kështu që ajo që do ishte më e mira në këtë drejtim është që të kyçen njerëzit e profesioneve adekuate në këtë drejtim pa Thaçin dhe LDK-në, sepse shoqëria ka këtë kapacitet. E gjithë kjo deri më tani rezultojë vetëm me humbje kohe dhe çdo gjë shkoi në favor të Serbisë”, thotë ai.

Hertica, në fund, shton duke thënë se, rezultati përfundimtar i bisedimeve do të jetë i hidhur për Kosovën.

“Tani e gjitha kjo tregon se rezultati përfundimtar do të jetë i hidhur për Kosovën dhe shoqërinë, ku këtë e ka deklaruar edhe timonieri i bisedimeve Thaçi, ky edhe vet deklarohet se nuk do ketë vija të kuqe edhe përkundër gjithë asaj katrahure që Serbia bëri në Kosovë. Një rezultat jo i mirë dhe dikush do të jetë përgjegjës në këtë drejtim për këto bisedime që do sjellin dhimbje për qytetarin e saj”, shtoi Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat