“Kosova ka një analfabet koordinator për dialog”

Politika

“Kosova ka një analfabet koordinator për dialog”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 korrik 2018 Në ora: 22:44
Pamje nga takimi Mogherini, Thaçi dhe Vuçiq

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të mërkurën në Bruksel, mbahet takimi i radhës të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E, njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, shprehet skeptik rreth kësaj faze të dialogut me Serbinë.

Burjani thotë së ky dialog është vetëm rishikues i disa marrëveshjeve të mëhershme.

Image
Blerim Burjani

“Nuk pres ndonjë dialog me rezultate.  Tema interesante janë në përgatitje e sipër, me tepër ky dialog është rishikues i disa marrëveshjeve të mëhershme, disa marrëveshje si ajo për energji e shumë tjera të pazbatueshme deri më tani”, thotë Burjani.

Sipas njohësit të çështjeve juridike-kushtetuese, Kosova ka një analfabet koordinator për dialog.

Tutje, ai shton duke thënë se produkt i të këqijave për vendin është dialogu i presidentit Thaçi, së bashku me qeverisjen  “PAN”.

“Kosova nuk as ekip, ka një analfabet koordinator për dialog, kjo është e meta më e madhe. Vendi ka shumë probleme me dialog, për këtë, opozita ka të drejtë pse kritikon shumë. Më të vërtet, produkt i të këqijave është dialogu i Thaçit së bashku me qeverisjen “PAN”. Klani “PAN” i milionerëve vazhdon të qeverisë Kosovën me uzurpim të pasurive publik”, përfundoi njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat