Ndërtimi i murit tek Ura e Ibrit, eksperti i sigurisë tregon se çfarë mund të ndodhë

Politika

Ndërtimi i murit tek Ura e Ibrit, eksperti i sigurisë tregon se çfarë mund të ndodhë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 korrik 2018 Në ora: 20:46
Ndërtimi i murit tek Ura e Ibrit

Ndërtimi i murit tek Ura e Ibrit mund të ndërpritet apo edhe të ndërtohet dhe mos të lihet në përdorim, asgjë nuk është për habi, është shprehur kështu eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, pas punimeve që janë duke u bërë në pjesën veriore të Kosovës.

Punimet në ndërtimin e murit në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Muri që po vendoset në rrugën ‘Kolashinska’ afër sheshit ‘Kral Petar’me gjerësi rreth 50 metra, do të jetë i gjatë 37.5 metra, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 deri në 70 centimetra.

Në mes të dy mureve të betonit do të krijohet hapësirë prej rreth 50 centimetra e cila do të shërbejë për mbjelljen e luleve. Po ashtu në një perimetër prej 9 metrash nuk do të ketë mur, por do të vendosen shtylla lëvizëse që në rast nevoje të mundësojnë qarkullimin e automjeteve me emergjencë. Një pjesë e këtij muri është betonuar të shtunën, pjesa tjetër ka vazhduar sot, e përfundimi i kompleti murit me beton do të realizohet ditën e nesërme. Punimet në ndërtimin e këtij muri, apo siç e quajnë banorët në veri “shkallë që lidh unazën me zonën e këmbësorëve”, është duke i kryer kompania ‘Rad’ nga Zveçani, pronar i së cilës është Rade Steviq.

 Ndryshe, zhvillimet negative të kohëve të fundit të nxitura nga Serbia në Kosovë kanë pasur për pasojë vonesat e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, në veçanti të hapjes së urës së Ibrit e cila është dashur të ndodhë më 20 janar 2017.

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se Ura e Ibrit ka sjellë konflikte nga ana e Serbisë, prandaj edhe vonesat e ndërtimit të saj kanë qenë si pasojë e Serbisë, taktikë kjo për të acaruar bisedimet.

“Ura e Ibrit që i lidhë dy pjesët veri-jug të qytetit të Mitrovicës është që nga lufta e deri më tani kurtha-mollë sherri i këtyre kohërave të pasluftës në Mitrovicë. Sa herë është tentuar që ajo urë të bëhet funksionale për të dy anët, por në të kundërtën ajo po shërben si mollë sherri për të dy kombet si atë serbë dhe shqiptarë. Krejt këto konflikte i prodhon politika serbe për qëllimet e saj përfundimtare dhe të mbajtjes së situatës politike të ngrirë si dhe të e acaruar, që po i shërben edhe tani kësaj politike të kohës që po udhëheqen bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Vonesat e nisjes së punës në urën në fjalë, është një taktikë e kohës për të cilën po flasim, se edhe që është dashur të fillojë ndërtimi i saj më 20 janar 2017 sikur mos të ishin problemet sikur që i ceka, edhe nuk do të ishte një breng e madhe sepse raste të shtyrjeve dhe vonesa të ndërtimeve kemi ditë e për ditë në tjera vende apo qytete”, thotë Tërnava.

Në kohën që janë duke u zhvilluar bisedimet në fazën e finale të dialogut Kosovë- Serbi, Tërnava deklaron se punimet në Urën e Ibrit mund të ndërpriten nëse dialogu nuk shkon në favor të Serbisë.

“ Këto punime që kanë filluar sot në urën e Ibrit në Mitrovicë, mund edhe të mos fillojnë  apo edhe të ndërpriten, sepse krejt kjo është në shërbim të politikës serbe sikur e shpjegova, e sidomos kur në këtë kohë po zhvillohen bisedime për pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe njohjes së pavarësisë  të Kosovës nga ana e Serbisë. Nëse këto bisedime nuk u shkojnë për shtati Serbisë, këto ndërtim edhe mund të ndërpriten sikur që është bërë në shumë raste më parë”, pohon Tërnava.

Duke folur rreth ardhmërisë së këtij murit dhe Urës së Ibrit në përgjithësi, Tërnava thotë se gjithçka është e mundur.

Ai “fajin” për ndonjë ndërprerje të mundshme iu lë politikanëve të Kosovës, pasi që sipas tij, ata asnjëherë nuk shkojnë në vendin e ngjarjes për të kontribuar në përafërimin e dy palëve.

“Sa i përket anës së Serbisë për në të ardhmen rreth kësaj urë, gjithçka është e mundshme që mund të ndodhë, mund edhe të ndërpriten ndërtimin e urës apo edhe ta ndërtojnë e mos ta lëshojnë në përdorim, po ndoshta edhe në teërsi ta rrënojnë, me një fjalë  çka të ndërmerr komuna në veri nuk është për t’u çuditur. Është për t’u habitur me këta politikanët  të  Kosovës, sa Ministra, zv Ministra, e të tjerë, që asnjëherë nuk shkojnë në vendin e ngjarjes, të jenë të pranishem dhe së pëaku në preventive të kontribojnë në përafrimin e dy palëve, e sidomos të flasin dhe t’i mbikëqyrin komunarët në ushtrimin e detyrave të veta dhe të ua dëgjojnë edhe hallet e tyre nëse i kanë dhe pse jo edhe te ju ndihmojnë nëse është nevoja. Po të vepronin kështu do të kishin edhe fakte më të fuqishme për ta bindur edhe faktorin ndërkombëtare për ngecjet dhe mos zgjedhjen e këtyre problemeve që po i bënë Serbia në rastin e urës që e ndan një qytet mes kombëve që jetojnë në të”, thekson Tërnava.

Revitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE, ndërsa punimet në sheshin “Kralj Petar” në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohet nga komuna e Mitrovicës veriore, ndërsa vlera e ti kap shumën rreth 3 millionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat