“Deklaratat e Thaçit dhe Haradinajt marketing për pushtet”

Politika

“Deklaratat e Thaçit dhe Haradinajt marketing për pushtet”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 korrik 2018 Në ora: 21:51
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti ka thënë se deklaratat e kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë pa përmbajtje.

Image
Faton Mehmeti

“Edhe deklarata e Ramushit, ashtu si e Thaçit janë marketing për pushtet, pa përmbajtje. Mungesa e vizave është produkt i politikës së mbrapshtë, krimit të organizuar që mbështetet nga presidenti dhe kryeministri i vendit”, ka potencuar Mehmeti për “Bota sot”. Për më tepër, ai nuk habitet nga deklaratat e dy krerëve të institucioneve të vendin, pasi sipas tij, janë mashtrime. “Nuk më habit aspak deklarata as e Thaçit dhe as e Haradinajt, këto deklarata të tyre janë boshe, mashtrime të pastër”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se duhet që kjo qeveri të largohet nga pushteti.

“Se pari duhet largohet kjo qeveri nga pushteti, që është e keqja më e madhe për vendin”, ka përfunduar Mehmeti nga “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat