“Me Thaçin në pushtet është vështirë të luftohet krimi dhe të heqen vizat”

Politika

“Me Thaçin në pushtet është vështirë të luftohet krimi dhe të heqen vizat”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 korrik 2018 Në ora: 21:57
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti mendon se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po e thotë të vërteten sa i përket liberalizimit të vizave, pasi që ai që nga viti 2010 e ka premtuar një gjë të tillë.

Image
Faton Mehmeti

“Se Hashim Thaçi rren në çdo fjalë që flet, ska aspak dyshim. Ky njeri që në 2010 ka premtuar liberalizim të vizave, andaj edhe deklarata është marketing politike”, ka thënë ai për “Bota sot”. Për më tepër, ai ka theksuar se për të marr liberalizimin e vizave duhet të luftohet korrupsioni. “Për të hequr vizat duhet të luftohet korrupsioni, që i bie që Thaçi të luftoj veten. E një gjë e tillë nuk mund të ndodh, Thaçit i mungon kurajo të luftoj veten, respektivisht krimin e organizuar. Prandaj, me Thaçin në pushtet është vështir të luftohet krimi, gjerësisht të heqen vizat”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat