“Nuk do të ketë datë për liberalizim, Kosova ka edhe disa obligime ndaj Brukselit”

Politika

“Nuk do të ketë datë për liberalizim, Kosova ka edhe disa obligime ndaj Brukselit”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 korrik 2018 Në ora: 18:12
Ilustrim

Analisti i çështjeve politike, Ali Hertica ka thënë se udhëheqësit politik po shkelin të drejtat e qytetarëve pasi që nuk do të ketë asnjë datë për liberalizimin e vizave.

Image
Ali Hertica

“Kosova është shtet dhe qytetaret si i tillë ka aspiratat e veta për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me këtë kast politike të oligarkëve politik duket se është vështirë ku nuk janë fare duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe disa  veprime të  te cilat shkelin tërësisht të  drejtën qytetare ku nuk do ketë asnjë  datë që thuhet  për liberalizim, por kjo është vetëm për qëllime të poentave politik siç deklaroi Presidenti Thaçi sepse  nuk i bëjmë favor agjendës evropian, kur tani parlamenti evropian thuajse do shkon në pushimet e tyre vjetore.. Kosova ka edhe disa obligime ndaj Brukselit për t`i përmbushur deri tek trokitja në dyert e EU-s ku kemi përfundimin e bisedimeve me Serbinë ,asociacioni i komunave serbe dhe ajo që është me tmerruese për shoqërinë korrupsioni  ku, tu jap shtetësi qytetarëve tanë, tash a do të merret në konsideratë nga Bashkimi evropian dhe vet parlamenti  Evropian ku kjo është çështje tjetër dhe nuk do të spekulojë për data dhe muajt . Por,  plotësimi i obligimeve që i ka parashtruar si kusht  mund të them  se Kosova duhet të punon dhe t’i adresojë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”. 

Për me tepër, Hertica ka shtuar se koha ka treguar se nuk do të ketë viza ndoshta edhe me vite, pasi që kriteret e  vendosura nga Bashkimi Evropian janë obligative.

“Kryeministri Haradinaj pasqyroi në Kuvendin e Kosovës raportin ku nuk do të jetë ashtu siç ai deklaronte sepse Haradinaj deklaroi se me miratimin e  kufirit me Malin e zi  për Kosovën  do jetë hapja e derës  drejt BE-së,  por koha tregoi se  viza mbetet edhe ndoshta me vite, sepse kushtet  që i ka parashtruar BE-ja janë obligative, por liderët e Kosovës janë të prirë me gënjeshtra dhe fjalime boshëlluke për poenta politike sepse kanë kaluar vite, muaj bile edhe kanë festuar kinse u dhanë vizat por realiteti është tjetër. Bashkimi Evropian e ka sjell në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave. E vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, sepse Kosova ka filluar të hy një kolaps të vështir ekonomik ,ku te gjitha institucionet e vendit kanë sinjalizuar greva për gjendjen ku e sollën kjo kast politike për 19 vite”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat