Z. Veseli, opozita nuk është e dobët, por pushteti është i kriminalizuar

Politika

Z. Veseli, opozita nuk është e dobët, por pushteti është i kriminalizuar

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 korrik 2018 Në ora: 23:17

Që nga shfaqja e tij në popull, nën petkun e politikanit, Kadri Veseli asnjëherë nuk gëzoi besimin e qytetarëve të vendit. Për më tepër kishte edhe brenda PDK-së që e kundërshtonin si pasues të Thaçit, që edhe rezultoi me ikjen e disa prej figurave kyçe të saj. Në një farë mënyre PDK u nda shkaku i Kadri Veselit, i cili përdori “magjinë” e nëntokës për të ardhur në krye të partisë pa asnjë proces demokratik.

Një person i tillë nuk ka kredibilitet as moral dhe politik për të akuzuar opozitën e dobët, e cila me gjithë pengesat dhe kapjen e shtetit po mundohet me të gjitha mënyrat të dëshmojë para popullit për dështimin e qeverisë në çdo fushë të jetës. Nëse opozita na qenka e dobët faji duhet shikuar pse është e tillë, apo mos kapja e shteti e stagnon opozitën.

Mbase Kadriu ka harruar se në sistemet diktatorial dhe autokratike opozita ose nuk ekziston fare, ose ekziston vetëm formalisht. Shembull konkret e kemi Rusinë, aty ku opozita përndiqet dhe për rrjedhojë dhe nuk mund asnjëherë të rrezoj nga pushteti Putinin me jaranet e tij. Kjo nuk duhet të gëzojë asnjë lider që mëton se shteti duhet të jetë demokratik, ku respektohet secili dhe ku gara për pushtet është e barabartë. Me kapësit e shtetit është krejtësisht garë e pabarabartë kur vjen koha për zgjedhje. Me manipulimet, shantazhet dhe të gjitha format e kërcënimeve si mundet opozita të mposhtë  këtë të keqe, që e ka emrin PDK?

Derisa gjyqtarët emërtohen me telefonata, dhe ku asnjë njeri i ndershëm nuk respektohet, pasi edhe për shërbëtor të shkollës nuk mund të punësohesh pa dhënë sinjal shefi i partisë në pushtet, atëherë për çfarë opozite fol Kadri Veseli. Njeriu që asnjëherë nuk ka arritur në pushtet falë meritave dhe veprave, por forcës së nëntokës. Prandaj, nuk njeh garën demokratike, prandaj nuk njeh të drejtën e dikujt për të qenë në opozitë dhe për të qenë shpresë për qytetarët. Kjo mungesë kuraje është pasojë e mungesës së ndërtimit të profilit të Kadri Veselit prej liderit përmes proceseve demokratike, garës së ndershme dhe vizionit të tij.

Krejt kjo e shpjegon më së miri ironinë e tij prej medokri, përmes së cilës është i pikturuar portreti i tij prej politikani. Roli dhe rëndësia e opozitës asnjëherë nuk kanë qenë të shijuara prej Kadri Veselit, andaj nuk e di forcën dhe rolin e saj nëpër proceset demokratike. Opozita , përkundër hapësirave të ngushta për të reaguar, pasi shteti është i kapur nga Kadri Veseli, gjithsesi ka gjetur kurajën për të pasqyruar më së miri të bëmat e këtij pushteti anti qytetare, dhe të kapur nga krimi. Akuzat kundër liderit  të opozitës me të madhe në vend, tregojnë mungesë edukate politikë dhe njerëzore, pasi si të tilla akuzat janë të pabaza.

Madje reagimi ndaj deputetëve të kreut të kuvendit, janë pasqyrë e mos edukatës së tij, dhe përdorimit të pushtetit nga gangsterët që nuk njohin rregulla demokratike. Mos të harroj Kadri Veseli se “opozita e dobët“ ka më shumë numra në pushtet se mazhoranca, mbase ndër të rralla rastet . Por opozita duke ditur proceset nëpër të cilat po kalon vendi, spo fillon mocionin e besimit ndaj kësaj qeveri, e cila në rastin e parë mund të bie nga pushteti. Nëse opozita qenka e dobët, lë të provoj Kadri Veseli zgjedhjet fer dhe demokratike, do e kuptoj se ku do të katandiset. Mungesë lidershipi dhe dobësie ka treguar Kadri Veseli, nën të cilin kryetar PDK ka pësuar vazhdimisht rënie, edhe përkundër manipulimit të saj. Gjithashtu, sonadazhi i fundit e rëndit “opozitën- LDK’’ të parën. Mbase frika që ka hyr në palcë, ia ka humbur torruan Kadri Veselit, i cili shumë shpejt do të përfundoj aty ku e ka vendin, në fund të pusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat