“Zgjidhja e vetme, shkuarja në zgjedhje të parakohshme” - Bota Sot
“Zgjidhja e vetme, shkuarja në zgjedhje të parakohshme”

Politika

E hënë, 23 korrik 2018

“Zgjidhja e vetme, shkuarja në zgjedhje të parakohshme”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 10 korrik 2018 Në ora: 22:54
Tryezat e partive politike

Analisti politik, Ali Hertica, tryezat politike i konsideron si mungesë e veprimeve konkrete dhe përmbajtjesore, si nga partitë në koalicionin aktual, ashtu edhe nga ato të opozitës.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, thotë se organizimi i tryezave politike është vetëm humbje kohe.

“Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve kryesore politike në Kosovë, përpiqen që të gjejnë konsensus të përbashkët. Thuhet se tryezat kanë për qëllim arritjen e një konsensusi politik për agjendën shtetërore të Kosovës, e veçmas për fazën finale të dialogut me Serbinë. Por, kjo më shumë shihet si mungesë e veprimeve konkrete e përmbajtjesore, si të partive në koalicionin qeveritarë ashtu edhe të atyre në opozitë. Organizimi i tryezave partiake decidivisht është vetëm humbje kohe”, tha Hertica.

Ai shton duke thënë se tryezat janë organizime koti, që më shumë iu shërbejnë partive politike dhe individëve të caktuar.

Image
Ali Hertica

“Tani të gjitha këto takime në këto tryeza nuk do të prodhojnë kurrfarë rezultati, janë thjeshtë tryeza koti që më shumë iu shërbejnë partive politike dhe individëve të caktuar brenda tyre për të arritur mirëbesim politik tek sovrani, kinse jemi për platformë të përbashkët. Vendi për debate të tilla dhe marrjen e veprimeve madhore është Kuvendi i Kosovës së bashku me deputetët të cilët janë të zgjedhurit e popullit”, shtoi ai.

Në fund, ai potencon se zgjidhje është shkuarja në zgjedhje të parakohshëm, sepse, sipas tij, kjo qeveri nuk ka treguar pjekuri politike

“Po këto parti politike e kanë paralizuar Kuvendin, duke e shndërruar në institucion vetëm për debate, e nuk e kryen funksionin që duhet, që do ishin rezultate parimore politike. Duke u nisur nga e gjithë kjo histori, besoj se e vetmja zgjidhje është shkuarja në zgjedhje të parakohshëm, sepse kjo qeveri nuk ka tregu pjekuri politike për t’i shtyrë proceset përpara, drejt stabilitetit të vendit dhe trokitjes në Bashkimin Evropian”, përfundoi Hertica.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test