Vuçiq paralajmëroi luftë, eksperti i sigurisë ka një përgjigje

Politika

Vuçiq paralajmëroi luftë, eksperti i sigurisë ka një përgjigje

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 9 korrik 2018 Në ora: 09:53
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, pas deklaratave nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fund la të hapur mundësinë e luftës me Kosovën, në një prononcim për “Bota sot”, tha se presidenti serb po luan me kartat që t’i provojë të gjitha mënyrat e presionit ndaj Kosovës.

“Në këtë situatë tani presidenti Vuçiq, luan me kartat që t’i provojë të gjitha mënyrat e presionit ndaj Kosovës, pse jo edhe këtë që me kërcënime, sikur që është duke i bërë tani, t’i largojë pjesëtarët serb nga FSK-ja dhe ta bindë faktorin ndërkombëtar se serbët nuk i gëzojnëtë drejtat e tyre kushtetuese të Kosovës, sikurse që ju garantohet nga Kushtetuta e Kosovës edhe nga pjesa e Ahtisaarit në Kushtetutë ku parasheh të drejta jashtëzakonisht të mëdha kësaj pakice, e që në asnjë shtet të botës nuk ju garantohen kaq të drejta se me këtë kushtetutën tonë”, është shprehur Tërnava.

Ai ka shtuar se, Vuçiq po tenton ta bind faktorin ndërmjetësues se Kosova nuk i përmbahet Kushtetutës.

Tutje, Tërnava ka theksuar se përfaqësuesit nga Kosova, në bisedime duhen të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm dhe t’i përmbahen kornizës kushtetuese në fuqi.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në këtë rast Vuçiq tenton ta bind faktorin ndërmjetësues se Kosova nuk i përmbahet Kushtetutës së tyre. Kështu që në këto bisedime serbët duhet ta fitojnë pjesën e tyre të Kosovës, në këtë rast veriun, dhe nëse arrihet kjo marrëveshje, serbët mund ta njohin pavarësinë e Kosovës, ose mos ta pengojnë anëtarësimin e saj në OKB. Prandaj, përfaqësuesit tonë të Kosovës, në këto bisedime duhen të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm dhe t’i përmbahen kornizës kushtetuese në fuqi, edhe që serbëve ju parashihen të drejta të mëdha, sepse në të kaluarën Kosova mjaft është copëtuar nga Serbia, sepse në vitin 1878 ky shtet ishte i njohur në OKB deri në qarkun Beogradit, dhe arriti që me politika dhe ndihmën e të tjerëve si të Rusisë dhe disa tjerëve, t’i përvetësojëpjesët tjera tëKosovës dhe të na tkurrë në kufijtë e sotit. Edhe që arrihet marrëveshja në këta kufij të Kosovës, faktori ndërkombëtar duhet ta detyrojë Serbinë që ta njoh pavarësinë e Kosovës, si arsye dhe kusht për krimet dhe gjenocidin që ka kryer gjatë luftës në Kosovë dhe gjithsesi Serbia mos ta pengoj anëtarësimin e saj në OKB”, shtoi ai.

Në fund, ekspert i sigurisë pohon se presidenti i Serbisë dëshiron që t’i përdorë të gjitha variantet e presionit për rezultate që mos ta humbë reputacionin politik.

“Presioni i Vuçiqit është i kuptueshëm në këto qaste. Ai dëshiron që t’i përdorë të gjitha variantet e presionit dhe ta provon nësekëto presione i japin rezultatet të cilat ai i ka për qëllim me i arrit në favor të shtetit tëSerbisë, që me këtë të arritur mos ta humbë reputacionin politik dhe në historinë e serbëve të jetë person pozitivë i kohës që e përfaqëson shtetin e tij. Marrë në tersi, në këto kohëra shteti i Serbisë është i lodhur nga luftërat, por mos tëharrojmë se edhe rezoluta 1244 e OKB-së është në fuqi dhe kufijtë e Kosovës janë të garantuara nga KFOR-i dhe NATO, gjë që, këtë mirë e dinë Serbia dhe një luftë e ardhshme e Serbisë me Kosovën do të bëhet pyetja se a do të ekzistonte më Serbia”, përfundoi njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat