Sondazhi i KDI-së dhe partitë politike - Bota Sot
Sondazhi i KDI-së dhe partitë politike

Politika

E shtunë, 21 korrik 2018

Sondazhi i KDI-së dhe partitë politike

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 5 korrik 2018 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të dilte fituese e zgjedhjeve në rast se ato do të mbaheshin tani.

Ky rezultat, sipas së cilit LDK-ja prinë,  ka dalë pas një sondazhi me opinionin publik të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Në sondazhin e KDI-së qytetarët të pyetur se për cilën parti politike do të votonin, vetëm nga votat e deklaruara 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje, 10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera, ndërsa 11.6% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.

Ky rezultat i këtij sondazhi, është përshëndetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se qytetarët janë duke e vlerësuar partinë e tyre të pa korruptuar dhe me pjesëtarë që pothuajse nuk janë të involvuar në krim.

Image
Blerim Burjani

Analisti politik Blerim Burjani ka thënë për “ Bota sot” se një sondazh i bërë nga qytetarët nuk është i saktë një sondazh e bërë, qytetarët janë në konfuzitet të madhe , ka ra shumë popullariteti i këtyre njerëzve dhe këtyre partive të deritashme , p.sh. AAK është larg të qenurit ku është vendosur dhe VV.

Sipas tij, këto dy subjekte janë në rënie drastike, sepse VV po humb ndikimin e plotë nëpër disa pjesë të qytetit të Prishtinës, dhe përgjithësisht në Komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës , e gjetiu, përderisa PDK-ja ka humb mjaft shumë ndikim për momentin për këtë subjekt politik është i fuqishëm vetëm në dy komunat e saj me ardhje Gllogovc dhe Skenderaj, pastaj ende duket në Shtime gjendja e njëjtë e këtij subjekti në Ferizaj ka rënie.

“Në Podujevë është në gjendje të rëndë dhe në Prishtinë përderisa LDK-në me milimetra është para këtyre subjekteve por jo edhe aq sa thotë ky sondazh është saktë se ky subjekt politik po të këtë zgjedhje do të fitonte me krahasor në gjendjen që gjendën subjektet politike. Pra ky sondazh është jo profesional, i bërë në mënyrë të çuditshme, i bërë përmendësh edhe pa intervistuar si duhet. Pra në këtë sondazh nuk ka besim, elektorati i Kosovës po që se do të kishte zgjedhje tash nuk do të dilnin as 30% në zgjedhje, këto parti kane humb plotësisht kredibilitetin politik tek qytetaret. Po ashtu kërkohet të këtë ndryshim të plotë në skenën politike në Kosovë, sepse këto parti që janë antipod i këqijave që kanë ndodhur tërë kohën janë shtjerrë dhe janë po thuajse të gjitha të njëjta”, ka thënë analisti politik Blerim Burjani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test