Abazi tregon se kush po e mban në pushtet Haradinajn, këto janë dy të këqijat për Kosovën

Politika

Abazi tregon se kush po e mban në pushtet Haradinajn, këto janë dy të këqijat për Kosovën

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 4 korrik 2018 Në ora: 17:09
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka treguar dy të këqijat që po i ndodhin Kosovës në situatën e krijuar se fundi, ku presidenti Thaçi edhe pse pa mandat po vazhdon takimet me presidentin serb në Bruksel.

:E keqja e parë e kësaj situate të krijuar është veprimi joinstitucional e jo kushtetues i Thaçit por tani në këtë periudhë politike e keqja e dytë është PSD e cila u krijua me mandate të vjedhura nga VV dhe po e mban peng vendin duke mos u deklaruar kundër kësaj qeverie dhe kundër Thaçit”, deklaron Abazi.

Image
Haki Abazi

Sipas tij, PSD me votat e saj po mban në pushet qeverinë aktuale.

“PSD dhe votat e saj janë mirëmbajtësit e Thaçit dhe qeverisë jofunksionale të Kosovës. NISMA në parim është shumë principjle, ajo as që mori pjese në mbledhjen e kontrabanduar të qeverisë ku Thaçi shkoi kinse për të raportuar por në mënyrë dredhake dhe të pranueshme nga Haradinaj po tenton që të paraqesë situatë se kinse ka përkrahjen qeverisë dhe në  këtë mënyrë të krijojë legjitimitet për të kruar grupin negociues. Kjo është lojë e ndyrë dhe pa rezultat”.

“Asnjë proces e as dialogu nuk mund të shkoj tutje pa zgjedhjet dhe krijimin e shumicës parlamentare. Pas zgjedhjeve mund të rifillojë dialogu. Kjo situatë ka ndodhur disa herë kur Serbia ka pasur zgjedhje ska pse të jetë ndryshe për Kosovën”, përfundon analisti, Haki Abazi, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se së fundi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi ka kërkuar  shkarkimin e Presidentit Thaçi.

“Presidenti nuk mund të thotë herë ka vija të kuqe herë nuk ka. Vetëm për deklaratën që ai e ka thënë se “duhet t’i hiqen vijat e kuqe Serbisë”, Kuvendi duhet të fillojë procesin për shkarkimin e tij”, deklaroi Kurteshi.

Ndërkohë, PSD ka kërkuar që Kuvendi ta marrë përgjegjësinë në procesin e dialogut, e jo Thaçi.

“Konsiderojmë se partitë politike parlamentare të Republikës së Kosovës të cilat natyrisht janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës duhet të dakordohen që përgjegjësia fundamentale për mbarëvajtjen e procesit të dialogut t’i takojë Kuvendit të Kosovës, si organi më i lartë legjislativ e vendimmarrës i Republikës. Kjo nënkupton që Kuvendi duhet të jetë i përfshirë në procesin e dialogut që nga fillimi e deri në fund të tij, përfshirë këtu edhe secilën fazë të këtij procesi, e në secilën dakordancë gjatë këtij procesi... Legjitimiteti fitohet vetëm nëse Kuvendi është njëkohësisht edhe organi më i lartë e që e ka përgjegjësinë fundamentale për mbi procesin e dialogut dhe në anën tjetër është i përfshirë në këtë kompetencë përgjatë procesit të dialogut”, tha gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media, nënkryetari PSD-së, Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat