“Evropianët i shpenzuan kot paratë për EULEX-in”

Politika

“Evropianët i shpenzuan kot paratë për EULEX-in”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 4 korrik 2018 Në ora: 15:09
EULEX

Në shkurtë të vitit 2018 janë bërë një dekadë që kur misioni evropian për sundimin e ligjit-EULEX, ka filluar të veprojë në Kosovë, me qëllim për të ndihmuar autoritetet gjyqësore në zbatimin e ligjit.

Por, përkundër kohës se gjatë të funksionimit, ky mision në vazhdimësi është kritikuar se është politik dhe se nuk duhet më t’i vazhdohet mandati, të cilit edhe zyrtarisht i përfundojë mandati në qershor të 2018-ës.

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se evropianët i shpenzuan kot paratë e tyre në EULEX-in.

Për këtë, Burjani thotë se ky mision nuk patë kurrfarë rezultati në luftimin e krimit e korrupsionit.

Image
Blerim Burjani

“Realisht ky mision nuk ka kryer punën që ka pas deri tash. Ideja e këtij misioni ishte që të kap peshqit e mëdhenj politik, të inkriminuar në vepra penale dhe zaptimin e pasurive publike, por, nuk e kreu misionin e vet të paraparë, pra, dështojë plotësisht. Evropianët i shpenzuan kot parat e tyre, ndërsa nuk patë kurrfarë rezultati në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit , zaptimit të pasurive publike, procesin kriminal të privatizimit”, është shprehur Burjani.

Tutje, njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese thotë se ky mision duhet të mbyllet plotësisht.

“Ky mision nuk e përfundojë punën e vet. Më mirë do të ishte që pasi të fillojë punën Gjykata Speciale ky mision të mbyllet plotësisht, pasi që krimi i organizuar po vazhdon edhe me tej në Kosovë, me lider politik me përlotë vepra penale”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë se vendimi për të ardhmen e mandatit të EULEX  i takon shteteve anëtare të BE-së, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me autoritetet vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat