Epilogu përfundimtar i dialogut të Brukselit: Humbje fatale apo... - Bota Sot
Epilogu përfundimtar i dialogut të Brukselit: Humbje fatale apo...

Politika

E shtunë, 21 korrik 2018

Epilogu përfundimtar i dialogut të Brukselit: Humbje fatale apo...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 korrik 2018 Në ora: 11:10
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në dialogun në Bruksel

Politikanët e Kosovës shpesh kanë marrë guximin me i tregu dhëmbët ndaj ndërkombëtarëve, miqve të vetëm që i kishim dhe ende i kemi, kurse Serbia vallëzon në dy valle, atë me ndërkombëtarët dhe atë me rusët. 

Republika e Kosovës po shkon drejt epilogut përfundimtar të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Ky epilog sipas opozitës dhe disa pjesëtarëve të shoqërisë civile mundet të mos jetë i kënaqshëm  për Kosovën, e sidomos nëse kjo përmbyllet me presidentin aktual Hashim Thaçin.

Se cili do të jetë epilogu mbetet të shihet në ditën apo muajt në vazhdim, por opozita po kërkon që të formohet një grup uniteti për dialogun me Serbinë dhe epilogu final të jetë në të mirë të Kosovës, e jo e kundërta.

Opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqi, pohon se, është vështirë të paragjykohet epilogu final i dialogut Kosovë-Serbi.

Image
Faik Krasniqi

“Sipas të gjitha gjasave në fund të dialogut do arrihet një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, dhe në këmbim të një ulëse në OKB Kosova do pranojë krijimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe ashtu siç kërkon Serbia, një autonomi për serbët e Kosovës. Në rast se pala e Kosovës pranon një Asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive, padyshim që Kosova do të ishte humbësja më e madhe e këtij dialogu”, shprehet Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, analisti i çështjeve politike në Kosovë, Eduard Gashi thotë se, Kosova veç se ka humb me rifillimin e dialogut politik me Serbinë. Sipas tij, jo sepse dialogu është i keq, por sepse po bije në ujë gjithë dialogu paraprak në Vjen i cili e pruni vendin tek ri-shpallja e pavarësisë me 17.02.2008.

“Këto janë negociata të dyta mbi statusin final të Kosovës. Pra përsëri, sepse siç e ceka një herë për këtë çështje u negociua mjaft. Problemi tjetër në këtë dialog është se Kosova që nga fillimi e ka zgjedh rrugën e pasivitetit duke paralajmërua kompromise të dhimbshme. Kështu nuk hyhet në asnjë dialog apo negociatë”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.

Image
Eduard Gashi

Gashi tutje pohon se, Kosova ka rreziqe të mëdha për humbje, jo për shkak të fakteve politike por për shkak të akterëve tanë politik dhe humbjes së durimit të ndërkombëtarëve me elitën politike të Kosovës.

“Politikanët e Kosovës shpesh kanë marrë guximin me i tregu dhëmbët ndaj ndërkombëtarëve, miqve të vetëm që i kishim dhe ende i kemi, kurse Serbia vallëzon në dy valle, atë me ndërkombëtarët dhe atë me rusët. Pra ne duhet të dimë mirë të i përdorim siç duhet miqtë tanë ndërkombëtar për interesat tona shtetërore.  Kosova ka edhe humbje në dialog për shkak të progresit politik. Korrupsioni ende është në nivel alarmant dhe është punua shumë pak në shumë fusha”, shprehet ai.

 Ai thekson se, Kosova mund të dal fituese nga ky dialog.

“Unë mendoj se suksesi kyç i këtij dialogu është të mos shkasim dhe të pranojmë shkëmbim territoresh, të mos e relativizëm statusin final të Kosovës nga ri-shpallja e 2008 duke pranua që Kosova të shihet nga Serbia si diçka tjetër përveç shtet. Më mirë dialog pa rezultat sesa dialog në të cilin nënshkruan vet heqjen e shtetësisë tënde”, thekson Gashi duke shtuar se, Kosova fiton në këtë dialog në qoftë se nuk bëhet aleate e politikës serbe dhe pranon kushtet e Serbisë por lufton për kushtet dhe të drejtat e veta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test