Abdullahu tregon dy efektet nëse Thaçi e udhëheqë dialogun me Serbinë

Politika

Abdullahu tregon dy efektet nëse Thaçi e udhëheqë dialogun me Serbinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 korrik 2018 Në ora: 17:45
Hashim Thaç

Hashim Thaçi si udhëheqës i dialogut Kosovë- Serbi, është duke u kundërshtuar edhe pas takimit të tij të parë për fazën finale të këtij procesi.

Kryenegociatori Thaçi, kritikohet “ashpër” si nga opozita, ashtu edhe nga analistët politikë edhe për deklaratën e tij, se nuk do të ketë vija të kuqe për Serbinë.

Publicisti Faton Abdullahu, thotë se vendosja e Thaçit në krye të palës së Kosovës për bisedime me Serbinë, ka dy efekte që janë menduar me djallësi.

Abdullahu shprehet se efekti i parë ia zgjatë jetën Qeverisë aktuale, ndërkaq efekti i dytë ia shtrinë pushtetin Thaçi.

Image
Faton Abdullahu

“Vendosja klandestine e Presidentit Thaçi në krye të palës tonë në bisedime me Serbinë ka dy efekte të cilat janë menduar ngeshëm dhe me djallëzi. E para kjo ja zgjatë jetën kësaj Qeverie e cila nuk e ka bazën tek shumica e nevojshme, prandaj ajo as që merr mundin të marrë timonin e dialogut me Serbinë, por i konvenon të rri anash, gjithmonë deri sa nuk kërcënohet ekzistenca e saj e cila bazë ka përfitimet klanore të cilat i bën shpluar dhe me arrogancë. E dyta kjo ja shtrinë pushtetin Presidentit Thaçi edhe atje ku nuk ja lejon Kushtetuta. Sa më shumë që zgjasin bisedimet aq më mirë krijohen mundësitë që Thaçi duke qenë në krye të tyre të invovohet në shumë procese politike dhe qeverisëse të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me bisedimet por thjeshtë me përfitimet për të dhe klanin e tij që është ngritur nga ai”, deklaron Abdullahu.

Me deklaratën e tij se nuk do të ketë vija të kuqe, Abdullahu thotë se Thaçi është i preferuari i Beogradit.

Ai ka shtuar se tejkalimi i gjendjes së shkaktuar, mund të bëhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.

“Për më shumë Presidenti aktual duke u deklaruar se në këtë fazë finale të dialogut me Serbinë nuk ka vija të kuqe bëhet edhe i preferuari i Beogradit për këto bidedime gjë që edhe u tha shprehimisht nga pala serbe. Krejt kjo duhet të ndalet. Dhe kjo më së miri duhet të bëhet nga Kuvendi. Por ka një problem këtu. Kuvendi e bën një shumicë të domosdoshme pozitare vetëm me Listën Serbe e cila tash sa kohë bojkoton institucionet tona duke i gjymtuar ato. Kështu krijohet një gjendje jo normale në aspektin demokratik dhe institucional. Prandaj ne nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë kur në Kosovë kemi një gjendje jo normale. Tejkalimi i kësaj nuk mund të bëhet veçse me zgjedhje të parakohshme. Nuk duhet të ngutemi në dialog me Serbinë, më shumë duhet të ngutemi për të mbajtur zgjedhje të reja. E dyta do të na kushtojë shumë më lire”, pohon Adullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat