Kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel? Flet Avni Arifi

Politika

Kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel? Flet Avni Arifi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 29 qershor 2018 Në ora: 12:20
Avni Arifi

Të dielën në Bruksel u mbajt takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ky takim u mbajt pas një periudhe prej tre muajsh pauzë dhe tashmë priten edhe takimet e radhës.

Mirë, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi tjetër në mes të presidentëve në kuadër të dialogut.

Shefi i delegacionit për Kosovë në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës, pasi ende nuk kanë marrë ftesë ka BE.

E në media ka pasur raportime të ndryshme se takimi i radhës mund të jetë në fillim të korrikut.

Për këtë, Arifi thotë se mund të jetë, por që ende nuk ka ftesë.

“Mundet me pas. Por nuk kam ftesë ende”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Ndryshe, opozita në Kosovë po vazhdon ta kundërshtojë presidentin Thaçi si kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat