Alarmon analisti politik, tregon se për çfarë po e përdorë Serbia dialogun

Politika

Alarmon analisti politik, tregon se për çfarë po e përdorë Serbia dialogun

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 qershor 2018 Në ora: 09:28
Pamje nga takimi Mogherini, Thaçi dhe Vuçiq

Në Bruksel ditën e djeshme është mbajtur edhe takimi i parë në kuadër të fazës finale të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mes dy presidentëve dhe përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Por, takimet e tilla mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, po shqetësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Ali Hertica, në një bisedë për “Bota sot”, ka thënë se dialogu me Serbinë nga fillimi ka qenë instrument i blerjes kohë dhe sabotim i shtetësisë së Kosovës nga ana e palës serbe.

Image
Ali Hertica

“Raportimet e ndryshme se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka injoruar totalisht Kuvendin e Republikës, ku ka zhvilluar disa takime sekrete me udhëheqës të Serbisë dhe po bënë bisedime kanë ngritur shqetësime të shumta tek sovrani dhe te disa subjekte politike e posaçërisht nga vet opozita e cila ishte e harruar thuajse në tersi nga vet presidenti Thaçi dhe grupi i tij. Dialogu që u thirr si përfundimtar thuajse përfundoi pa asnjë marrëveshje konkrete ku nga fillimi ka qenë instrument i blerjes kohë dhe sabotimit të shtetësisë së Kosovës nga ana e palës serbe”, ka thënë Hertica.

Hertica shton se dialogu qenë i gabuar që atëherë kur filloi si proces teknik dhe përfundoi si politik.

Tutje, ai mendon se Serbia e ka përdorur dialogun për të parandaluar ecjen progresive dhe për ta forcuar pozitën saj vendimmarrëse në Kosovë.

“Ka qenë i gabuar që atëherë kur filloi si proces teknik dhe përfundoi në atë politik dhe është i gabuar edhe sot kur presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përdorur personalitetin e tij, pa u konsultuar me të gjitha strukturat politike, opozitën dhe shoqërinë civile. Me ketë gjest jopolitik dhe jounifikues ka treguar fuqinë e kontrollit të tij në Kosovë, para bashkësisë ndërkombëtare dhe ka dështuar në të gjitha aspektet. Ndërsa, Serbia e ka përdorur për të parandaluar ecjen progresive të Kosovës në njohje dhe ka forcuar pozitën saj në vendimmarrje për Kosovën duke e rihapur pakon e Ahtisaarit dhe duke ushtruar kontrolle ndaj veriut dhe pjesëve tjera të Kosovës dhe duke mos lejuar që hapësira e Kosovës të kontrollohet nga institucionet e vendit dhe ka arritur që në dialog me ndërmjetësim të BE-së të vendos fusnotën në emrin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Krejt në fund, analisti Hertica thekson se e interesit nacional do të jetë përfshirja e opozitës në dialogun final me Serbinë.

“Tani për shtetit të Kosovës do të jetë e interesit nacional që të filloi bisedimet përfundimtare me përfshirjen edhe të opozitës dhe të ekspertëve te të gjitha fushave për të qenë konstruktivë para palës serbe, duke ju numëruar të gjitha ato që janë politike. Çdo veprim tjetër i presidenti Thaçi apo i kujtdo qoftë nga lidershipi është jokushtetuese dhe joinstitucionale dhe atë kruciale që nuk janë të zhveshura nga legjitimiteti i mirëfilltë”, përfundoi analisti politik, Ali Hertica, për Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat