Reciprociteti, pastaj dialogu me Serbinë

Politika

Reciprociteti, pastaj dialogu me Serbinë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 qershor 2018 Në ora: 20:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shefja e BE-së, Federica Mogherini dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Serbia përsëri ka bërë ndalesa për qytetaret e Republikës se Kosovës, ndonëse pritet që dialogu final ndodhë pikërisht ketë vit.

Madje, me dialog synohet të arrihet edhe njohja e shtetit të Kosovës nga ana Serbisë.

Deri më tani shteti i Serbisë as marrëveshjet e arritura nuk i ka respektuar në tersi, ndëra ka bërë  shumë herë ndalesa në kufi për qytetarë të ndryshëm të Kosovës si artistë, sportistë apo edhe politikanë.

I fundit që e pësoi këtë ishte, filozofi dhe kritiku i artit, Shkëlzen Maliqit, të cilit iu ndalua hyrja në Serbi, në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi informacion apo arsye për veprimin e tyre.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha.

Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet.

Publikimi dhe diskutimi implementohen nga Center for Cultural Decontamination bazuar në Beograd dhe Kosovo 2.0, bazuar në Prishtinë.

Ky vendim ishte bazuar në atë se, udhëtimi për në Beograd dhe pjesëmarrja në ngjarje vetëm sa do të kontribuonte në normalizimin e një praktike diskriminuese dhe trajtimi johuman të qytetarëve të Kosovës.

Për më tepër, rasti shkon kundër frymës së procesit të normalizimit ndërmjet dy shteteve dhe dështimit për të mbështetur një nga parimet fondamentale të saj – lirinë e lëvizjes.

Në lidhje me ndalesat që Serbia po vazhdon ti bëjë për qytetaret e Kosovës, deputetja nga Lëvizja vetëvendosje Drita Millaku ka thënë për “Bota Sot” se dialogu më Serbinë në çfarëdo forme është i dëmshëm.

Andaj, sipas tij, dialog duhet të bëhet vetëm me serbet e Kosovës pasi Kosova është shtet Sovran.

Image
Drita Millaku

“Lëvizja Vetëvendosje ka proklamuar mendimin se dialogu më serbët është i dëmshëm dhe se dialogu duhet të behët më serbët e Kosovës pasi që Kosova është shtet sovran por pushtetarët tanë kanë vazhduar më ketë dialog të pabarabartë dhe kjo sjellë probleme të kësaj natyre. Më Serbinë duhet të aplikohet masa e reciprocitetit në të gjitha  nivelet dhe atë në çdo veprim të Serbisë duhet ti përgjigjemi si shtet në të njëjtën masë, por përderisa qeveria jonë i toleron ne do të kemi një gjendje të tillë” ka thënë deputetja Millaku.

Sipas saj, Serbia nuk do ti përmbahet marrëveshjeve. Njëra ndër marrëveshjet ka qenë edhe mos pengesa e Serbisë në organizmat ndërkombëtar por pengesat e Serbisë kanë vazhduar edhe më fuqishëm. Qeveritarët tanë nuk kanë strategji të dialogut më Serbinë.

 Kurse politologu Ramush Tahiri ka thënë se Serbia nuk po e respekton Kushtetutën e Republikës se Kosovës  dhe ligjet e saja.

Image
Ramush Tahiri

“Juridikisht e pa shpjegueshme është si mund ti ndalohet hyrja dikujt në kufirin administrativ plus që është shtetas. Është kjo një sankmami e Serbisë që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e saja dhe që nuk ma konsistencë” ka thënë për “Bota sot” Tahiri.

Analisti politik Faton Abdullahu ka shpjeguar se janë shumë marrëveshje të arritura me Serbinë të cilat nuk implementohen. Kjo tregon se garantuesi i këtyre marrëveshjeve, pra BE, nuk e ka mundësinë as mekanizmin që ta detyroj Serbinë ta bëj të kundërtën.

Image
Faton Avdullahu

“Në një anë kjo e humb arsyen e vazhdimit të dialogut, por në anën tjetër mu BE insiston që dialogu jo vetëm që duhet të vazhdoj, por edhe të hyjë në fazën përfundimtare. Pra kërkohet që dialogu të hy në fazën përfundimtare në kohën kur ka shumë marrëveshje që kanë mbetur pa u implementuar. Kjo ka krijuar një situatë ku palët mund të hyjnë në dialog dhe të aplikojnë vetëm ato segmente të marrëveshjeve prej të cilave mendojnë se mund të përfitojnë e për të tjerat kanë qasjen ‘shohim e bëjmë’. Cila nga dy shtetet, Kosovë Serbi, është më refuzuese sa i përket mos implementimit të marrëveshjeve?  Sigurisht ajo në të cilën Brukseli mund të ndikoj më pak, e kjo pa dyshim është Serbia” ka pohuar Abdullahu.

Sipas analistit politik,  kalkulimi pragmatik i kësaj gjendje e justifikon një kërkesë deri në urgjencë imediate, involvimin e SHBA-s në dialog, si premisë që të dilet nga kjo gjendje. E kjo gjendje nuk po na konvenon në asnjë mënyrë.

“Duket se kjo gjendje po i  konvenoj vetëm Presidentit Thaçi për të cilin më e rëndësishme se fundi i dialogut me Serbinë është një dialog i pafund me të, sepse kjo e faktorizon atë dhe për rrjedhojë i jep mundësi që t’i tejkaloj kompetencat e presidentit dhe t’i eklipsoj shumë segmente të pushtetit dhe qeverisjes në Kosovë” ka thënë për “Bota sot” analisti politik Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat