“Kosova nuk guxon të bie pre e propagandës serbe”

Politika

“Kosova nuk guxon të bie pre e propagandës serbe”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 23 qershor 2018 Në ora: 12:11
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Raportimet se Liberia e kishte tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës, e që më pastaj ishte demantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti, po konsiderohen si një propagandë strategjike e Serbisë para dialogut final.

E lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Kosova dhe politikëbërësit nuk guxojnë të bien pre e propagandës serbe.

Sipas Krasniqit, me rëndësi për Kosovën është që para dialogut me Serbinë, të krijohet një unitet mes spektrit politik.

“Nuk ka rëndësi propaganda serbe ndaj Kosovës. Serbia është e njohur botërisht për propagandën e saj antishqiptare. Propaganda e tyre ka peshë dhe bën jehonë vetëm në shtetet që kanë qenë tradicionalisht pro-serbe, por jo edhe në shtetet me ndikim. Kosova dhe politikëbërësit tanë nuk guxojnë të bien pre e kësaj propagande. Me rëndësi për Kosovën është që para dialogut me Serbinë, të krijohet një unitet mes spektrit politik dhe të përgatitet një platformë për dialog.

Tutje, Krasniqi mendon se platforma për dialog duhet ta ketë brenda parimin e reciprocitetit me Serbinë.

“Platforma për dialog duhet ta ketë brenda parimin e reciprocitetit me Serbinë. Çfarë do të thotë kjo? Të gjenden zgjidhje reciprokisht të njëjta për shqiptarët në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me ato që aplikohen ose do të aplikohen në tre komunat me shumice serbe si Leposaviq, Zveçan dhe Zubin- Potok, në anën tjetër të zbatohet reciprociteti në të drejta si për shqiptarët që jetojnë kudo në Serbi me ato të serbëve në Kosovë”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat