Paralajmëron Tomë Gashi: Nëse ndryshohet Kushtetuta, humbet sovraniteti i shtetit të Kosovës

Politika

Paralajmëron Tomë Gashi: Nëse ndryshohet Kushtetuta, humbet sovraniteti i shtetit të Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 22 qershor 2018 Në ora: 16:38
Tomë Gashi

Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se çështja e Asociacionit është përmbyllur, mirëpo nuk ka përjashtuar ndryshimet kushtetuese për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Sipas Thaçit, edhe Kosovës, edhe Serbisë do t’i kërkohen t’i bëjnë ndryshimet në kushtetutën e saj.

Avokati i njohur Tomë Gashi ka thënë për “Bota sot” se prej politikanëve tanë mund të presim gjithçka vetëm që ata të mbesin në pushtet.

“Unë besoj se askush nuk ka të drejtë që të bëjë ndryshim të Kushtetutës seëKosovës për interesa të shtetit serb në Kosovë. Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë humbet totalisht sovraniteti i shtetit të Kosovës dhe rrezikohet integriteti territorial i Kosovës, nëse mendohet që të bëjmë ndryshime të tilla kushtetuese, qoftë për imponimin eventual të Zajednicës sipas kërkesës se Serbisë, qoftë për arsye të tjera që mund të çojnë tek dëmtimi i Kosovës si shtet. Po prej politikanëve tanë të lartë, ne mund të presim gjithçka vetëm e vetëm që ata të mbesin në pushtet, ashtu siç vepruan për 19 vite nga çlirimi i Kosovës dhe 10 vite nga shpallja e pavarësisë se Kosovës”, ka përfunduar avokat Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”

Dialogu me Serbinë i filluar më 8 mars 2011, fillimisht si dialog teknik, pastaj si dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënieve më 19 tetor të vitit 2012, tashmë ka hyrë në fazën finale të tij me ç’rast pritet një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat