Çka pritet të ndodhë në takimin e të dielës në Bruksel dhe pse Thaçi dëshiron ta mbyllë këtë dialog?

Politika

Çka pritet të ndodhë në takimin e të dielës në Bruksel dhe pse Thaçi dëshiron ta mbyllë këtë dialog?

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 qershor 2018 Në ora: 17:58
Ramush Tahiri

Politologu i njohur, Ramush Tahiri, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në takimin e të dielës nuk pritet të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, derisa BE është e kënaqur me dialogun në mes të dyja shteteve.

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet nga takimi i radhës ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuciq. Bashkimi Evropian është shumë i kënaqur që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po vazhdon si në nivelin teknik ashtu edhe në formatin politik tash në nivelin më të lartë, pra të Presidentëve që për momentin janë figurat me forta dhe më me ndikim në vendet e tyre”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, për BE-në është sukses që e sheh dialogun si mundësinë e vetme për normalizim të marrëdhënieve dhe është e kënaqur që ta mbajë interesin deri në arritjen e një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

“Për BE ky është një sukses i veçantë duke e parë dialogun si të vetmen mundësi për normalizim marrëdhëniesh, duke mos pasur asnjë alternativë tjetër dhe duke mos pasur asnjë mekanizëm efikas nxitës e as detyrues për vendet si Kosova dhe Serbia, BE si lehtësuese e këtij dialogu e jo si arbitre e as garantuese është e kënaqur ta mbajë interesin deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve”, vlerëson politologu.

Tahiri thotë se presidenti Thaçi shkon në takim për tu treguar faktor kooperues me BE-në, por edhe personalisht do që këtë proces ta mbajë në duart e tij dhe që me nënshkrimin e tij të ta përmbyllë kapitullin me Serbinë.

“Hashim Thaçi shkon në takim për tu treguar si faktor kooperues më Bashkimin Evropian. Gjithashtu edhe personalisht por edhe institucionalisht është i interesuar që këtë proces ta mbajë fuqishëm në duart e veta duke u dëshmuar si faktor i pakapërcyeshëm dhe duke qenë jetësisht i interesuar që pikërisht ai me nënshkrimin e tij të përmbyllë kapitullin e marrëdhënieve me Serbinë me një marrëveshje përmbyllëse që sjellë normalizim të marrëdhënieve pa marrë parasysh kompromisin e dhimbshëm që do të bëhet dhe për të cilën gjë nuk është i sigirt se mund të fitojë përkrahjen e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës por për të cilën kauzë si President është i gatshëm ta qojë vendin ne zgjedhjet e reja parlamentare por edhe për vete të sigurojë edhe një mandat pesëvjeçar tash në zgjedhjet e drejtpërdrejta nga populli e jo nga Parlamenti, ku detyrohej t’i nënshtrohej një mekanizmi dhënie marrjesh, një lloj pazari dhe koalicioni me partitë e tjera”, vlerëson Ramush Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat