Selmanaj: Kjo qeveri ka një yrysh për ta gllabëruar gjithçka që është për Republikën e Kosovës

Politika

Selmanaj: Kjo qeveri ka një yrysh për ta gllabëruar gjithçka që është për Republikën e Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 21 qershor 2018 Në ora: 17:43
Driton Selmanaj

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova në një deklaratë për media, ka theksuar se vendimi për rritjen e pagave të marrë nga Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.

Ajo ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në një bisedë për “Bota sot” ka thënë se qëllimi i vetëm i kryeministrit Haradinaj për të ardhur në pushtet ka qenë që të marr gjithçka nga pasura e Kosovës

“Ky është një prej vendimeve më të turpshme që ka marr ndonjëherë Qeveria  e Kosovës. Kjo mbart mesazh të qytetarët e Kosovës se këta njerëz më së paku mendojnë për ta dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Gjithashtu ata kanë një yrysh për ta gllabëruar gjithçka që është për Republikën e Kosovës. Në fund të fundit kjo edhe përfaqëson qasjen e  Haradinajt, për këtë arsye ai edhe ka ardhur në pushtet, që të marr gjithçka nga pasuria e Kosovës për interesa krejt personale” ka përfunduar Selmanaj

Tutje deputeti i LDK-se ka shtuar se vendimi i Haradinajt për rritje te pagave është mesazhi më i keq që i tregohet popullit

“Haradinaj po të mendonte për popullin duhet të fliste për ulje të pagave në sektorin publik në Kosovë dhe nivelizim të tyre e asesi për rritje, të këtë 150  % rritje të pagave Përderisa në vendet e rajonit kryeministrat kanë rrogë dikund 1000- 1200 euro në Kosovë, ku investim e huaja kanë ramje drastike, ky është mesazhi më i keq që i tregohet popullit të Kosovës, dhe kjo është politika në përgjegjësi. Këta njerëz me ketë sjellje tregojnë që jo vetëm nuk dinë me bo politikë por kam përshtypje që as në institucione publike nuk kanë vend” ka përfunduar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj për “Bota sot”

Sipas vendimit të marrë në muajin dhjetor, i cili është shfuqizuar ditë më parë, pasi që Gjykata Kushtetuese nuk e cilësoi atë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të rritet në 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, tani do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore prej 1,150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat