Qeveria i përgjigjet Apostolovës, tregojnë kush mund ta anulojë vendimin për rritjen e pagave

Politika

Qeveria i përgjigjet Apostolovës, tregojnë kush mund ta anulojë vendimin për rritjen e pagave

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 qershor 2018 Në ora: 15:07
Ndertesa e qeverise

Shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova, e ka kritikuar ashpër vendimin për rritje të pagave për zyrtarët qeveritarë, të cilin e mbështeti Gjykata Kushtetuese, duke pretenduar se nuk janë gjetur shkelje.

Kjo situatë për Apostolovën, është në kundërshtim me qëllimet e tyre ndaj administratës publike të Kosovës. Qeveritarëve u janë rritur pagat deri në 100 për qind.

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i ka shkuar në favor Kushtetuesja, kur mori vendim që pagat të cilat vendosën të rriten muaj më parë por që u pezulluan, të procedohen tutje dhe të dalin në rritje.

Por, ky vendim, i cili mori kritika të shumta nga opozita por edhe shoqëria civile, ka indinjuar edhe Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, ka thënë për “Bota sot”, se  vetëm ligji për pagat mund ta anulojë vendimin për rritjen e pagave për qeveritaret e bërë ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

“Vendimi për nivelizimin e pagave do të vlejë derisa të vie në fuqi ligji për pagat. Kështu e ka thënë Kryeministri Haradinaj.  Derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e konteston kushtetutshmërinë e vendimit të Qeverisë” ka thënë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat