Kelmendi reagon ashpër ndaj Thaçit, tregon nga çka hequr dorë presidenti

Politika

Kelmendi reagon ashpër ndaj Thaçit, tregon nga çka hequr dorë presidenti

DIANA BUNJAKU Nga DIANA BUNJAKU Më 20 qershor 2018 Në ora: 22:09

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, jo vetëm që nuk e mbajti fjalën se do ta padisë Serbinë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, por ai tashmë ka dalur edhe me një deklarata famoze duke thënë se ' ka ardhur koha që me Serbinë të arrihet marrëveshje historike'.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi,  duke thënë se Hashim Thaçi ka hequr dorë kaherë nga ngritja e padisë për gjenocid.

Image
Muhamet Kelmendi

Në një prononcim për “ Bota sot” profesor Kelmendi ka pohuar se Thaçi nuk ka hequr dorë vetëm nga premtimi edhe fjala e dhënë, por ky ‘zotëri’ ka hequr dorë kaherë edhe nga dëmshpërblimi, nga gjetja e njerëzve të zhdukur, si dhe nga vet sovraniteti i shtetit të Kosovës.

“Rrëzimi nga Thaçi është shumë i lartë për Republikën tonë, kurse ne do të kemi shtetin serb brenda Kosovës që do të quhet asociacion. Madje në këtë do të futen edhe komunat brenda Kosovës dhe kështu de-fakto dhe de-jure do të shkatërrohet Republika. Pra në gjendjen e tillë nuk ka rëndësi fare se a do të bëhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Çudia është e madhe, Kosova mbetet e dhunuar e terrorizuar, e masakruar dhe e veshur me gjenocid, kurse serbomadhët behën përsëri viktimë e njerëzve të pandërgjegjshëm. Lutem që SHBA-ja mos të lejojë shkatërrimin e Republikës. Se për Thaçin duhet të themi “AUFVIEFERESEN die Republik des Kosovas”, është shprehur Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat